Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili I ka vënë veto të ashtuquajturit projektligjit për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare që financohen prej qeverive të huaja.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin final të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Qeveria e Kosovës e ka prezantuar të shtunën planin për reformim të skemës së asistencës sociale në Kosovë.
Qeveria e Kirgizisë ka thënë se katër shtetas të huaj janë arrestuar pas dhunës së një turme në Bishkek në mesnatën e 17-18 majit, duke rezultuar me plagosjen e të paktën 28 personave, përfshirë dhjetëra shtetasve të huaj.
Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka arritur të shtunën në gjykatë, e cila do të vendosë për masën e paraburgimit.
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktiv në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka kritikuar të shtunën Bashkimin Evropian për ndalesën që ka vënë në transmetim dhe qarkullim të materialeve të katër mediave ruse.
Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve në qendër të Afganistanit, sipas autoriteteve afgane.
Trupat e gjetur janë të 22-vjeçares Shani Louk, 28-vjeçares Amit Buskila, dhe të 56-vjeçarit Itzhak Gelerenter.
Parlamenti ukrainase e kishte miratuar projektligj më 8 maj, pasi Qeveria kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij.
Në një njoftim për media pas një mbledhjeje elektronike, ajo tha se gjithashtu është zgjatur deri në fund të gushtit edhe regjistrimi i diasporës.
Shfaq më shumë