Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë shkatërruar pothuajse plotësisht flotën tradicionale detare të Iranit në një fushatë të madhe bombardimesh që nga 28 shkurti.
Kina blen gati 90 për qind të naftës iraniane, dhe është partnere e ngushtë e Teheranit. Por, çfarë ndodh tani që lufta po lëkund Lindjen e Mesme dhe po e bllokon Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyç globale e naftës?
Në grupin e zgjerimit të BE-së bëjnë pjesë gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, megjithëse me përparim të pabarabartë në procesin e anëtarësimit.
Nëpër pamjet e fundit satelitore shihet shkalla e dëmeve në objektet iraniane pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Dëme të konsiderueshme duken në ndërtesa dhe infrastrukturë në Horgu dhe Kerman.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara e kanë “fituar” luftën kundër Iranit, por që forcat ushtarake amerikane do t’i vazhdojnë sulmet derisa të përfundojë e gjithë puna.
Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më jetike për kalimin e energjisë në botë, pasojat ekonomike të një ndërprerjeje të madhe të furnizimeve me naftë dhe gaz mund të përhapen në mbarë globin.
Pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se sulmet amerikane ndaj Iranit mund të përfundojnë “shumë shpejt”, ekspertë në Izrael thonë se fushata ushtarake e qeverisë së tyre me shumë gjasë do të zgjasë sa ajo e Uashingtonit.
Radio Evropa e Lirë zbuloi se dy aeroplanë mallrash nga një linjë ajrore private izraelite, ateruan në Beograd së paku nëntë herë gjatë shkurtit dhe marsit.
Duke kaluar pranë rrokaqiejve që shkëlqejnë në qendër të Tel Avivit, e gjithë vëmendja shkon te një billboard gjigant, që shfaq reklama të produkteve ushqimore dhe më pas një portret të madh të presidentit amerikan me mbishkrimin: “Faleminderit, Zot dhe Donald Trump!”
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se lufta me Iranin ka mundësi të jetë afër përfundimit, duke e dhënë një vlerësim optimist për një luftë që ka shkaktuar tensione rajonale dhe paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë.
Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë më 28 shkurt, rreth 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit.
Izraelitët që nuk kanë vendstrehime nëpër shtëpitë e tyre janë duke fjetur që më shumë se një javë në stacionet nëntokësore hekurudhore në Tel Aviv, teksa Izraeli po përballet me rrezik të vazhdueshëm nga raketat balistike iraniane. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Shfaq më shumë