Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të hënën se ka biseduar në telefon me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ringjalli të hënën masën për mbylljen e stacionit televiziv satelitor të Katarit "Al Jazeera" në Izrael, duke thënë përmes zëdhënësit të partisë së tij se parlamenti do të mblidhet në mbrëmje për të ratifikuar ligjin e nevojshëm.
Një gjykatë në Rusi më 1 prill ia zgjati paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva deri më 5 qershor, raporton Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë.
Rusia ka përdorur pesë raketa hipersonike Zircon për të sulmuar Kievin që nga fillimi i vitit, tha administrata ushtarake e qytetit më 1 prill.
Greqia do të mbyllë kufinjtë e saj për 48 orë si pasojë e grevës së punëtorëve të shërbimit doganor.
Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu ndërsa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë nga ta, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.
Punonjësit rusë të emergjencës përfunduan të hënën një operacion shpëtimi në një minierë në Lindjen e Largët të vendit, ku 13 punëtorë kanë mbetur të bllokuar prej dy javësh, njoftoi media shtetërore.
Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës herët të hënën pas një bastisjeje dy-javore, duke lënë pas disa trupa dhe një shkatërrim të madh, sipas banorëve palestinezë.
Partia kryesore opozitare e Turqisë ruajti kontrollin e saj mbi qytetet kyçe dhe bëri fitime të mëdha në qytete tjera në zgjedhjet lokale të së dielës duke shqetësuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte vendosur të rimarrë kontrollin e atyre zonave urbane.
Sulmi goditi disa tenda në spitalin Al-Aksa në Deir al-Balah, ku mijëra persona për muaj të tërë po strehohen pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në pjesën tjetër të territorit.
Presidenti serb tha se Qeverinë e re të Serbisë e presin detyra të mëdha e të vështira
Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra dhe raketa të reja tokë-ajër, në mënyrë që Kievi t’i përdorë në luftën kundër Rusisë.
Shfaq më shumë