Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën Sreçko Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të cilat patën shpërthyer pas zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.
Lideri i tretë më i pushtetshëm në Kinë, Zhao Leji – anëtar i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës – e ka realizuar një vizitë këtë javë në Korenë Veriore, teksa dy vendet shënojnë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajrore, Patriot, teksa ajo përballet me luftën e Rusisë, ka thënë të shtunën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, V.A, të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares E.C, më 12 prill, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit kanë zbritur të shtunën prej helikopterit në një anije me mallra të lidhur me Izraelin, afër Ngushticës së Hormuzit, dhe e kanë konfiskuar anijen, duke përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve.
Shefi i Departamentit policor në Paris, Laurent Nunez, ka thënë se shkalla e krimit ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rreth Kullës Eiffel dhe zonave tjera turistike para nisjes së Lojërave Olimpike më vonë gjatë vitit.
Vërshimet, thatësirat, një tërmet dhe moti i ftohtë në Kinë kanë shkaktuar humbje në këtë shtet në vlerë të 3.28 miliardë dollarëve në çerekun e parë të vitit, ka thënë të shtunën Qeveria kineze.
“Situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit” pas intensifikimit të ofensivës ruse, ka thënë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky.
Turma njerëzish kanë ikur prej një qendre tregtare në Sidnej, pas raportimeve për therje të shumëfishta me thikë me të shtëna potenciale me armë zjarri.
Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armë të tjera për luftën e saj kundër Ukrainës, thuhet në një vlerësim të bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria ruse raportoi më 12 prill se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.
Holanda do t’i ofrojë Ukrainës edhe 1 miliard euro ndihmë ushtarake gjatë këtij viti, njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 12 prill.
Shfaq më shumë