Presidenti amerikan, Joe Biden e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në ndonjë kundërofensivë kundër Iranit, pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa në territorin izraelit, kanë thënë zyrtarët.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me Iranin përmes ndërmjetësuesve zviceranë, përpara dhe pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit në orët e para të së dielës, ka thënë një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’i thërrasë dy divizione të rezervistëve për operacione në Gazë, ku është duke e luftuar Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale, të kryera nga ushtria e policia serbe në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të rëndojnë edhe sot jetën e qytetarëve, edhe 25 vjet pas luftës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar të dielën se çdokush që shkelin rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael, ka thënë se Izraeli do të caktojë “çmimin e saktë” të sulmit të Iranit ndaj shtetit të tij në kohën e duhur.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për krizën, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë.
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër Izraelit 72 orë përpara, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
Dyshimet janë për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit të shtunën vonë, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.
Pesë gra dhe një burrë humbën jetën në sulmin e së shtunës. Disa të tjerë, përfshirë një foshnje, u plagosën.
Jordania, Iraku dhe Libani rihapën hapësirën e tyre ajrore të dielën, pasi e mbyllën atë të shtunën vonë, kur Irani nisi sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit.
Shfaq më shumë