Përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë të mërkurën se ndjejnë keqardhje për deklaratat e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë dhe disa figurave tjerë politike serbe në Kosovë për tërheqje prej procesit zgjedhor.
Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Zvicrës ka thënë të mërkurën se do të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë në muajin qershor për të ndihmuar në krijimin e një rruge drejt paqes në Ukrainë, pas më shumë se dy vjetëve të luftës që zhvillohet atje.
Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian, FRA, tha se shumica e vendeve të BE-së “nuk kanë burime zyrtare të të dhënave për incidentet raciste dhe diskriminimin që përfshin policinë”.
Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike.
Për rezolutën përfundimtare, e cila ende është duke u punuar, vendet anëtare të OKB-së do të mund të deklarohen në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit.
Ervin Muço dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve në pikat kufitare.
Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Rreth 140 vende e njohin shtetësinë palestineze, por shumë të tjera, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Australinë nuk e njohin.
Zyrtarë të shumtë të huaj u kanë kërkuar ligjvënësve amerikanë që të veprojnë me shpejtësi për të miratuar ndihmën për Ukrainën.
Kremlini ka paralajmëruar për rritje të mëtejme të niveleve të ujit në disa rajone të shtetit, teksa dhjetëra mijëra rusë – dhe banorë të Kazakistanit fqinj – janë duke tentuar të shmangin ato që mund të jenë vërshimet më të këqija në dekada.
Shfaq më shumë