Me 110 vota për, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale, nga e cila pritet të përfitojnë afër 1.100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë.
Biden po ashtu i tha Netanyahut se “është thelbësor një armëpushim i menjëhershëm” dhe i bëri thirrje Izraelit që të arrijë një marrëveshje armëpushimi “pa vonesa”, tha Shtëpia e Bardhë.
Shtatë punëtorë nga Kuzhina Qendrore Botërore, që ofron ndihma ushqimore në zonat e krizës dhe konfliktit, u vranë kur autokolona e tyre u godit të hënën mbrëma pasi punëtorët kishin zbarkuar 100 tonë ushqime që ishin sjellë në enklavën palestineze përmes detit.
Uashingtoni ka sanksionuar Oceanlink Maritime DMCC dhe anijet e tij për shkak të rolit në transferimin e dërgesave në emër të ushtrisë iraniane.
Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus në Moskë më 22 mars.
Institucionet në Shqipëri, me përjashtim të policisë, nuk referojnë rastet korruptive pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK). Këtë shqetësim e përcolli kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit për punën e institucionit që drejton pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Policia bullgare ka gjetur armë që lidhura me katër persona që dyshohet se janë anëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Automjetet transportuese të konfiskuara vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit, i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës.
Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.
Me një minutë heshtje, deputetët e Kuvendit të Kosovës e shënuan 25-vjetorin e Betejës së Koshares, që u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe në perëndim të vendit gjatë luftës së viteve 1998/1999.
Në takimin në Beograd, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, Vuçiq u kërkoi të pranishmëve të luftojnë më shumë në politikën e jashtme, përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës.
Shfaq më shumë