Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.
Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhje të dielën për vendimin e Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë, që nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Lista, Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka konsideruar të dielën farsë procesin e votimit në katër komunat veriore, me shumicë serbe, për largim ose jo të kryetarëve komunalë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar si fatkeqësi bojkotimin e procesit të votimit nga serbët lokalë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dhe sipas saj, kështu “Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër".
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë potenciale në përodim të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara “do ta cenonte fjalën e lirë” të 170 milionë amerikanëve.
Shumica e raketave dhe dronëve u rrëzuan nga Izraeli dhe aleatët e tij dhe sulmi shkaktoi dëme të vogla në Izrael.
Sulmet izraelite në Rafah, në jug të natës, të kryera gjatë natës vranë 18 persona, përfshirë 14 fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë.
Yulia Navalnaya, që gjendet në mërgim është zotuar se do të vazhdojë presionin ndaj Putinit që kur bashkëshorti i saj vdiq në një burg në Arktik në muajin shkurt.
Që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor, mijëra palestinezë janë arrestuar dhe qindra janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë mirëpritur vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që miratoi paketën e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh, me një mbështetje dërrmuese, në një demonstrim të fortë të mbështetjes amerikane.
Shfaq më shumë