Kosova, Serbia dhe palët tjera të jashtme duhet të fokusohen në shmangie të rrezikut afatshkurtër të dhunës në veri të Kosovës, dhe më pas të analizojnë mënyra për të garantuar stabilitet afatgjatë. Kështu është thënë në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ka thënë të martën se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me metoda klasike, por NATO-ja është duke i monitoruar me kujdes këto veprime.
Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë e ka kritikuar vendimin e një gjykate në Rusi për të zgjatur masën e paraburgimit për gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva deri më 5 qershor.
Të paktën 29 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një klub të natës në qendër të Stambollit, sa kanë qenë duke u kryer renovime në objekt gjatë ditës, ka thënë Zyra e Guvernatorit të qytetit.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë, i ka miratuar të martën tarifat e reja të energjisë, që nënkuptojnë lirim për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë si dhe për konsumatorët komercialë dhe industrialë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar me urgjencë dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pjesëtarët e Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës kanë protestuar të martën, më 2 prill, para objektit kryesor që shfrytëzohet prej Telekomit në Prishtinë, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagës së muajit shkurt.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të martën se do ta bëjnë Izraelin të “pendohet” për sulmin ndaj kompleksit të Ambasadës së Iranit në Damask, ku u vra gjenerali Mohammad Reza Zahedi.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Kuzhina Qendrore Botërore, një grup i bamirësisë i themeluar nga kuzhinieri i famshëm Jose Andres, tha të martën se shtatë punëtorët e vrarë janë nga vende si, Australia, Poloni, Britania e Madhe, si dhe një me shtetësi amerikano-kanadeze.
Shfaq më shumë