Ndërlidhjet

Çfarë mund të pritet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë javë?


Presidenti Donald Trump gjatë adresimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 2018.
Presidenti Donald Trump gjatë adresimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 2018.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që nis këtë javë në Nju Jork do të jetë vend i diskutimeve të një vargu krizash në botë, duke nisur nga ngrohja e planetit, pasiguritë ekonomike dhe konfliktet që kërcënojnë përshkallëzim të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme.

Lufta tregtare, migrimi, furnizimi me energji, ndryshimet klimatike dhe zhdukja e varfërisë është thënë se do të jenë temat kyçe në agjendën e Asamblesë me 193 anëtarë.

Mirëpo, veprimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, e cila ndonjëherë ka shprehur përbuzje për institucionet ndërkombëtare sikurse Kombet e Bashkuara, duket se krijojnë një emërues të përbashkët.

Disa liderë nuk do të jenë pjesë e Asamblesë, sikurse presidenti kinez, Xi Jinping apo Vladimir Putin nga Rusia, njëjtë sikur Benjamin Netanyahu, që po përballet me rezultatet e zgjedhjeve në Izrael.

Aty nuk pritet të shihet as presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, legjitimiteti i të cilit nuk njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe 50 qeveri tjera në botë.

Mirëpo një tjetër figurë e mirënjohur, siç presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jetë aty.

Lideri ukrainas pritet të takohet me presidentin Trump teksa janë rritur shqetësimet se lideri amerikan e ka përfshirë atë në çështje të politikës së brendshme amerikane.

Para nisjes së takimit, ekzistojnë edhe pyetje se çfarë do të thonë qeveritë sidomos ajo e Pakistanit për vendimin e Indisë që t’i heqë autonominë Kashmirit që drejton, ka thënë e përditshmja amerikane, The New York Times.

Të dielën Trump është parë me kryeministrin indian, Narendra Modi në një marsh në Hjuston duke brohoritur për liderin e Indisë.

Bolsonaro, el-Sisi, Erdogan

Disa nga përballjet e para mund të nisin që në fillim të javës.

Presidenti Trump do të ketë afër vetes këtë javë liderë me mendësi të ngjashme kur të nisë fjalimet e planifikuara.

Trump do të paraprihet nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili ndonjëherë quhet edhe “Trump i Vogël” dhe konsiderohet figurë përçarëse në shtëpi, pasi njëjtë si Trumpi hedh poshtë shqetësimet për ndryshimet klimatike.

Pas fjalimit në Trumpit, në listë është presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ish-gjeneral ushtarak, ndonëse figura e tij është bërë e dyshimtë pas protestave që kanë nisur javën e kaluar në vendin e tij.

Dhe më pas vjen presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, një autokrat, i cili ka sulmuar kritikët dhe qeveria e të cilit njihet për burgosje të gazetarëve.

Ndër të tjera gjatë Asamblesë pritet edhe që Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite që ngirisn zërin për Iranin.

Deri ditë më parë, ka pasur thashetheme se Trump do të shënojë histori, meqë do të takohet me presidentin iranian, Hasan Rohani.

Mirëpo sulmi i 14 shtatorit në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, ka bërë këtë takim të pamundshëm, meqë SHBA-ja dhe zyrtarët sauditë kanë konsideruar se Irani është fajtor për këtë akt.

Zyrtarët amerikanë pritet të prezantojnë ato që i konsiderojnë të dhëna se Irani ka kryer sulmin me donë dhe raketa.

Irani në anën tjetër mohon këto akuza.

Rebelët Huthi të Jemenit, që përkrahen nga Irani, në luftën e tyre kundër koalicionit të udhëhequr nga sauditët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në rafineritë saudite.

*Expose: Përse janë armiq Irani dhe Arabia Saudite?

Përse janë armiq Irani dhe Arabia Saudite?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

Presidenti iranian do të mbajë fjalim të mërkurën dhe me siguri do të deklarojë se Trump ka nisur ciklin e konfliktit, duke u tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, dhe duke kthyer të gjitha sanksionet ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara janë duke tentuar që të formojnë një koalicion për të luftuar Iranin, ndonëse nuk është bërë e qartë së në çfarë mënyre.

Në takimin për ndryshimet klimatike, udhëheqësia amerikane do të jetë e heshtur, ndonëse kjo çështje është në krye të agjendës së Asamblesë së këtij viti.

Rreth 60 kryetarë shtetesh planifikojnë të flasin në Samitin për Veprim rreth Klimës të hënën dhe zyrtarët do të prezantojnë synimet e tyre që përfshijnë emetimet zero të karbonit në ndërtesa.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të tilla, meqë më 2017 Trump ka njoftuar se do ta largojë shtetin që drejton nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Megjithatë, disa guvernatorë të shteteve amerikane, që kanë formuar Aleancën e Shteteve të Bashkuara për Klimën, ka thënë se do të marrin pjesë në takim dhe do të diskutojnë me delegacionet tjera.

Ndërkohë SHBA-ja dhe Kina pritet të diskutojnë për luftën e tyre tregtare dhe Trump pritet të ngrisë edhe çështje tjera.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ishte pritur që të takohet me homologët e tij kinezë në margjina të takimit, duke sugjeruar se administrata amerikane po synon të krijojë në atmosferë më produktive në negociatat për tregti, pas shumë javëve të mosdurimit.

Së fundmi të dyja qeveritë kanë pushuar aktivitetet e tyre në luftën tregtare. Mirëpo, disa zyrtarë të administratës janë duke shtyrë Trumpin që të adresojë çështje që konsiderohen të ndjeshme për Kinën, siç janë protestat pro-demokracisë në Hong Kong, shtypja e tibetianëve dhe ndalimi i më shumë se 1 milion myslimanëve, sidomos me etni ujgure.

Një zyrtar amerikan ka thënë se Trump duhet të kritikojë Kinën për tentim të frikësimit të aktivistëve ujgurë-amerikanë.

Presidenti Trump nuk ka folur asnjëherë zëshëm për të drejtat e njeriut dhe ka treguar hapur pëlqim për presidentin kinez, Xi dhe liderë tjerë autoritarë.

Por, ligjvënësit nga të dyja partitë në Kongres, demokrate dhe republikane, janë duke i bërë presion Trumpit që të ketë qëndrim më të ashpër për ujgurët, tibetianët dhe Hong Kongun, kur është në pyetje Kina.

Evropës në anën tjetër pritet t’i kërkohet për të ndëshkuar Qeverinë e Venezuelës.

Ministrat e Jashtëm të 18 kombeve të Hemisferës Perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, pritet të takohen të hënën për të diskutuar se çfarë mund të bëhet sa i përket Maduros, i cili ka shtyrë Venezuelën drejt dështimeve më të mëdha ekonomike në historinë e këtij shteti, dhe ka ndikuar në krizë rajonale, duke bërë që miliona njerëz të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në mesin e masave që pritet të merren është që Bashkimi Evropian të zgjerojë sanksionet ekomomike kundër besnikëve të Maduros, duke përfshirë ngrirje të aseteve që kanë në Evropë.

Evropianët po ashtu pritet të ndëshkojnë kontrabanduesit e arit të Venezuelës në Evropë.

Maduro, që ka pretenduar se është fitues i zgjedhjeve kontraverse të mbajtura gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, vazhdon në mbetet në pushtet, pavarësisht kërkesave të liderit opoztiar, Juan Guaido për t’u larguar nga zyra.

Dallimet në qëndrime mes Amerikës dhe Turqisë

Trump dhe presidenti Erdogan pritet të takohen në margjina të Asamblesë, mirëpo rezultati nuk dihet. Aktualisht shtetet e këtyre dy liderëve kanë qëndrime të ndryshme për një varg çështjesh.

Administrata e Trumpit është duke konsideruar sanksione për Turqinë, vend anëtar i NATO-s, pasi ka blerë sisteme raketore për mbrojtje S-400 nga Rusia, në vend të sistemeve amerikane, Patriot.

Erdogan në anën tjetër është shprehur i zemëruar me Shtetet e Bashkuara për shkak të operacioneve në verilindje të Sirisë, që gjendet në kufi me Turqinë.

Ai ka thënë se amerikanët kanë dështuar që të krijojnë një zonë të sigurt për të mbajtur luftëtarët kurdë jashtë Turqisë, të cilët i konsideron terroristë.

Të shtunën Erdogan ka paralajmëruar se forcat turke do të marrin “veprime të njëanshme” përgjatë kufirit, nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë deri në fund të muajit.

Dhe i fundit por jo më pak i rëndësishëm, Afganistani.

Dikush duhet të flasë i fundit në listën e delegacioneve kombëtare në Asamblenë e Përgjithshme. Këtë vit, këtë detyrë e ka Afganistani, vetëm disa javë pas dështimit të bisedimeve në mes të talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, që synonin t’iu jepnin fund luftimeve 18-vjeçare.

*Expose: Fundi i luftës më të gjatë amerikane?!

Fundi i luftës më të gjatë amerikane?!
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:10:12 0:00

Meqë zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan do të mbahen të shtunën e javës së ardhshme, presidenti afgan, Ashraf Ghani nuk pritet të jetë pjesë e punimeve. Prandaj, delegacioni afgan do të drejtohet nga këshilltari i presidentit për Siguri Kombëtare, Hamdullah Mohib.

Mohib pati zemëruar administratën e Trumpit në muajin mars, kur pati thënë se bisedimet për paqe, nuk mund të rezultojnë me paqe në fund.

Kosova në këtë Asamble përfaqësohet nga presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Ai është planifikuar që të pritet nga presidenti Trump dhe në kuadër të vizitës në SHBA, presidenti Thaçi do të vizitojë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke janë duke ndjekur trajnime në Gardën Kombëtare të shtetit të Ajoas, shtet me të cilën është binjakëzuar Kosova, si dhe disa studente kosovare që po ndjekin studimet postdiplomike në kuadër të programit “Gratë në energji”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG