Banorët e Kievit mërdhijnë nëpër banesa pa rrymë dhe ngrohje
Mijëra banesa në Kiev vazhdojnë të jenë pa ngrohje dhe rrymë si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë. Disa banorë thonë se temperaturat nëpër ambiente të brendshme kanë rënë në 1 gradë Celsius, situatë që i ka detyruar ta bëjnë gjumin me shumë shtresa të rrobave. Disa prej tyre janë zhvendosur përkohësisht te familjarët. Spitalet dhe institucionet tjera shtetërore po ofrojnë shërbime vetëm falë gjeneratorëve. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
4 gusht 2026“Gjueti njerëzish”: Droni rus ndjek shitësin në treg
-
4 gusht 2026A i duhen Kosovës lobistë në SHBA?