Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HRW: FIFA t’i shqyrtojë seriozisht abuzimet në Çeçeni


Lideri çeçen merr pjesë në një lojë futbolli. 7 tetor, 2017

Grupi Human Rights Watch (HRW) thotë se Organizata botërore e futbollit (FIFA) duhet të merret me çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Çeçeni të Kaukazit Verior, tash pasi kombëtarja e Egjiptit e ka zgjedhur këtë rajon për vendosjen e bazës së vet gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, që mbahet në Rusi këtë verë.

“Çeçenia tash është pjesë e operacioneve të Kupës Botëtore 2018”, tha Human Rights Watch nëpërmjet një deklrate të mbëmshme dhe ka shtuar se FIFA duhet t’i ketë parasysh “shkeljet serioze” të të drejtave të njeriut që po ndodhin atje.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore thonë se lideri i Çeçenisë në Rusi, Ramzan Kadyrov, ushtron pushtet të pamëshirshëm në këtë rajon me mbështetjen e heshtur të Kremlinit.

Në deklaratën e HRW-së theksohet se “vrasjet jashtëgjyqësore, tortura, zhdukjet me dhunë, janë të zakonshme në Çeçeni dhe se atje ekziston represion gati total kundër kritikëve, gazetarëve dhe njerëzve të komunitetit LGBT”.

Kampionati Botëror i Futbollit 2018, është paraparë që të zhvillohet prej 14 qershorit e deri më 15 korrik, në 11 qytete ruse.

FIFA ka njoftuar se kombëtarja e Egjiptit do ta shfyrtëzojë kryeqytetin Grozni në Çeçeni si bazë të veten gjatë kampionatit.

Kombëtarja e Egjiptit do të vendoset në një hotel të ri në Grozni dhe do të stërvitet në Arenën Akhmat, që e ka emrin e babait të Kadyrovit dhe ish-liderit të Çeçenisë, i cili ishte vrarë nga një sulm me bombë në vitin 2004.

“I njohur mirë si dashamir i futbollit, nuk është vështirë të parashihet se Kadyrov do ta paraqes këtë republikë si mikrpitëse të Kupës Botërore, duke u fotografuar me kombëtaren e Egjiptit dhe duke e promovuar vetveten nëpërmjet FIFA-s”, ka tërhequr vërejtjen Human Rights Watch.

Një zëdhënësi i Kadyrovit i ka thënë agjencisë Reuters se qëndrimi i organzatës, Human Rights Watch, është i pabazë.

“Këto konkludime nuk janë të bazuara askund. Ato nuk kanë bazë në situatën raele në Republikën e Çeçenisë”, tha zëndhënësi, Alvi Karimov.

Në një deklaratë, FIFA tha se “nuk duhet të ketë dyshim se në harmoni me politikën e të drejtave të njeriut, FIFA e dënon diskriminimin e çfarëdo forme”.

Manaxheri i kombëtares së Egjiptit, Ihab Leheta, tha se zgjedhja e Gronzit ishte mbështetur nga FIFA dhe se ky qytet ka kapacitete të nevojshme për skuadrën.

HRW tha se një mënyrë për ta demonstruar politikën e të drejtave të njeriut të FIFA-s, do të jetë intervenimi te autoritetet e Rusisë për rastin e Oyub Titiyevit, drejtor i Zyrës në Çeçeni të organizatës së njohur ruse për të drejtat e njeriut, Memorial, i cili aktualisht është në burg.

Titiyev ishte arrestuar muajin e kaluar dhe gjendet në paraburgim lidhur me akuza për posedim të marihuanës.

Titiyev dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të fabrikuara.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG