Ndërlidhjet

Rafineria e naftës në Ras Tanura të Arabisë Saudite, pasi u godit nga dronët.
Rafineria e naftës në Ras Tanura të Arabisë Saudite, pasi u godit nga dronët.

Drejtpërdrejt Një rafineri e madhe e naftës në Arabinë Saudite goditet nga dronët

E përditësuar
  • Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbyen zjarr, ndërsa konflikti me Iranin zgjerohet. Sulme raportohen edhe në Bahrejn, Emirate të Bashkuara Arabe, Katar e Jordani.
  • Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, konfirmoi refuzimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta ndëshkojë Teheranin me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.
  • Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian. Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.
09:55

Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon presidenti i Qipros

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ndau më shumë detaje për sulmin me dron në një bazë ushtarake britanike në territorin britanik në Qipron jugore.

Menjëherë pas mesnatës, "një mjet ajror pa pilot - Shahed" u rrëzua në objektet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Akrotiri, "duke shkaktuar dëme të vogla materiale", shkroi Christodoulides në X.

Shahed është dron iranian.

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides - fotografi arkivi
Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides - fotografi arkivi

Presidenti Christodoulides tha se është "në kontakt të vazhdueshëm" me udhëheqësit e Evropës dhe ata të vendeve të tjera.

Ai shtoi se Qiproja "nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak".

Reagimi vjen pas deklaratës së fundit nga Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila tha se po zhvendoste familjarët e personelit nga baza e Akrotirit.

09:25

Disa avionë ushtarakë amerikanë rrëzohen në Kuvajt, ekuipazhet shpëtojnë

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit njoftoi se disa avionë ushtarakë amerikanë u rrëzuan mëngjesin e së hënës në territorin e këtij vendi, por se pilotët dhe ekuipazhet shpëtuan.

Autoritetet nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekuipazhet u evakuuan dhe u dërguan në spital për kontrolle shëndetësore dhe trajtim të nevojshëm.

Zëdhënësi shtoi se ka pasur koordinim të drejtpërdrejtë me forcat amerikane për detajet e incidentit dhe se janë marrë disa masa të përbashkëta teknike.

Sipas tij, autoritetet po vazhdojnë të hetojnë, për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Deri tani, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara - Centcom nuk ka reaguar për këtë incident.

Kuvajt, 2 mars 2026.
Kuvajt, 2 mars 2026.
09:08

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, konfirmoi refuzimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, premtoi ta ndëshkojë Teheranin me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.
  • Raketa dhe dronë iranianë goditën vende të Gjirit Persik që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Kuvajtin, Katarin dhe Bahrejnin, duke shkaktuar dëme materiale dhe tensione të larta.
  • Izraeli goditi objektiva të Hezbollahut në Liban, pas një sulmi me raketa dhe dronë nga grupi i mbështetur nga Irani drejt veriut të Izraelit.
  • Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për nevojën e mbrojtjes së spitaleve dhe tha se OBSH-ja po heton dëmet që sulmet izraelite dhe amerikane dyshohet se kanë shkaktuar në një spital në Teheran.
  • Baza britanike RAF Akrotiri në Qipro mori masa për shpërndarjen e përkohshme të personelit jothelbësor, pas një sulmi të dyshuar me dron, ndërsa objektet e tjera në zonë funksionojnë normalisht.
08:54

Raportohet për sulm në zonën e Ambasadës amerikane në Kuvajt

Ambasada amerikane në Kuvajt u bëri thirrje njerëzve që të shmangin shkuarjen në ambasadë dhe të strehohen në shtëpi.

"Mos ejani në ambasadë", thuhet në udhëzimet e publikuara në faqen e saj të internetit.

"Strehonu në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë".

Ambasada u bëri thirrje edhe qytetarëve amerikanë në Kuvajt, që "të strehohen në vend të sigurt, t'i rishikojnë planet e sigurisë në rast të sulmit dhe të qëndrojnë vigjilentë në rast të sulmeve të mëtejshme në të ardhmen".

Tymi ngrihet nga një sulm i raportuar i Iranit në zonën ku ndodhet Ambasada amerikane në Kuvajt.
Tymi ngrihet nga një sulm i raportuar i Iranit në zonën ku ndodhet Ambasada amerikane në Kuvajt.

Më herët, pamjet e shpërndara nga agjencia e lajmeve AFP treguan tym të zi pranë Ambasadës amerikane në Kuvajt.

Zjarrfikësit dhe autoambulancat janë parë në zonë, raporton Reuters.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG