Edhe Verica Qeraniq refuzon të kandidohet për herë të tretë
Deputetja nga Lista Serbe e ka ndjekur rrugën e koleges së saj, Liljana Stefanoviq, duke refuzuar që të jetë kandidate për nënkryetare.
Ajo ka dështuar të marrë vota për në dy votimet që janë zhvilluar pak minuta më parë.
Lilana Stefanoviq refuzon të jetë kandidate për nënkryetare
Lilana Stefanoviq ka refuzuar të jetë kandidate për nënkryetare, kur emri i saj ka dalë nga shorti.
Kështu, emri i saj është eliminuar nga gara.
As për Stefan Kovaçeviqin nuk ka votë për
As emri i dytë që ka dalë nga shorti, Stefan Kovaçeviq, nuk e ka siguruar asnjë votë për t'u zgjedhur nënkryetar.
Verica Qeraniq nuk siguron asnjë votë as herën e dytë
As në votimin e dytë, Verica Qeraniq nuk i ka siguruar votat e nevojshme për t'u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga pakicat serbe.
Sikurse herën e parë, ajo nuk e ka siguruar asnjë votë për.