Ndërlidhjet

Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit


Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut (foto nga arkivi).
Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut (foto nga arkivi).

Opozita maqedonase konsideron se Qeveria është e paaftë për të çuar para procesin euro-integrues, andaj edhe nuk pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, se Qeveria mund të bjerë në rast të mosmarrjes së datës, nga VMRO DPMNE-ja thonë se gjasat janë të vogla që BE-ja të vendosë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, para së gjithash për shkak të mospërmbushjes së kushteve për anëtarësim.

“Gjasat janë të vogla. Ka mundësi, por ato janë shumë të vogla, kjo para së gjithash për shkak se ende nuk i kemi bërë detyrat si duhet. Sikur të kishim një dosje të shkëlqyer sa i përket përmbushjes së obligimeve, do të ishte shumë e vështirë që të refuzoheshim, në veçanti pas Marrëveshjes së Prespës".

"Por, është e qartë se ende nuk kemi përmbushur detyrimet. Paramendoni një shtet si Gjermania që ka qenë mbështetësja më e fuqishme, tani ka dilema dhe kërkon që çështja e datës të mbetet për në vjeshtë”, ka deklaruar Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE-ja.

Dimovski ka sqaruar edhe qëndrimin e kësaj partie, e cila, sipas tij, nuk është kundër hapjes së negociatave, siç tenton ta paraqesë pushteti në opinion.

“S’ka dilema, VMRO DPMNE-së i përgjigjet marrja e datës apo fillimi sa më parë i bisedimeve për anëtarësim pasi kjo do të hapte kapitujt 23 dhe 24 që përfshijnë shtetin ligjor dhe më pushteti nuk do të mund të nisë procedura gjyqësore sipas dëshirave të dikujt tjetër, pra do të ketë monitorime të asaj çfarë ndodh në Gjyqësor".

"Veç kësaj, VMRO DPMNE-ja, pavarësisht kritikave, ka punuar për procesin integrues dhe gjatë qeverisjes së saj Maqedonia ka marrë tetë raporte pozitive me rekomandimin për hapjen e negociatave, por pengesa kryesore ka qenë kontesti me Greqinë”, ka thënë Dimovski, duke përsëritur edhe një herë qëndrimin kundër përmbajtjes së Marrëveshjes së Prespës.

*Video nga arkivi: Protestuesit djegin marrëveshjen e emrit

Protestuesit djegin marrëveshjen e emrit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

​Kryeministri Zaev të mërkurën në Bruksel, ku kishte takime me përfaqësues të lartë të BE-së, tha se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i nisë bisedimet për anëtarësim, atëherë me gjasë qeveria e tij do ta humbë mbështetjen.

“Nëse vendosin që të mos e caktojnë datën, kjo do të ishte mundësi për rrëzimin e Qeverisë. Kjo Qeveri stabile me gjithë këto vendime pozitive, me siguri se menjëherë do të humbë shumicën në Kuvend, pasi deputetëve u kemi premtuar që me siguri se do të marrim mendim pozitiv nga Bashkimi Evropian nëse ecim përpara".

"Para nesh kishim dy punë; ndryshimin e Kushtetutës dhe sigurimin e dy të tretave për kalimin e ndryshimeve për ndërrimin e emrit kushtetues, një çështje kjo shumë e ndjeshme. Çështja e dytë ka të bëjë me konsensusin e arritur në Kuvend dhe për këtë u desh shumë punë, net të tëra pa gjumë, por ia arritëm dhe tani nëse BE-ja nuk cakton datën, Qeveria do të bie menjëherë dhe do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Zaev.

Njohësit e çështjeve politike, gjithashtu, flasin për pasoja nëse Maqedonia e Veriut nuk nis së shpejti negociatat për anëtarësim pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian dhe rekomandimit për hapjen e bisedimeve.

“Mosdhënia e datës për nisjen e bisedimeve do të nënkuptonte dëshpërim dhe ulje të shpresës për përparim dhe mirëqenie në vend. Një dëshpërim i tillë mund të sjellë edhe pasoja tjera sa i përket rritjes së migrimit pasi shumë të rinj do të vazhdojnë të ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë".

"Pasoja do të ketë në ekonomi, në investime dhe në sfera tjera. Qytetarët kanë presin që vendi të shpërblehet të paktën për Marrëveshjen e Prespës dhe çdo dështim sa i përket datës, pa dyshim që do të reflektohet edhe në rënien e mbështetjes për Qeverinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Sasho Klekovski, njohës i çështjeve politike.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, të martën ka bërë të ditur se ende nuk ka pajtim të plotë ndërmjet vendeve anëtare të BE-së për të autorizuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Jozyrtarisht vendet që hezitojnë hapjen e negociatave janë Gjermania, Franca e Holanda.

XS
SM
MD
LG