Ndërlidhjet

Protestuesit djegin kontejnerë në rrugë pranë Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit djegin kontejnerë në rrugë pranë Kuvendit të Kosovës.

Përfundon protesta pas përplasjeve, ndryshimet në ligjin për Specialen s’u miratuan përfundimisht

  • Gjashtë policë u lënduan, 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dhe tre protestues u shoqëruan në stacion, sipas Policisë së Kosovës, gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
  • Situata u qetësua pas përplasjeve disaorëshe, gjatë të cilave policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa protestuesit hodhën shishe dhe mjete piroteknike. Protestuesit u kthyen në sheshin “Skënderbeu”, ku iu bashkuan deputetë të PDK-së dhe AAK-së, para se të shpërndaheshin të qetë pak para mesnatës.
  • Kuvendi miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Specialen, që parashohin, ndër të tjera, dënim maksimal prej 15 vjetësh burg dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë. Votimi përfundimtar mbetet në pikëpyetje.
  • PDK-ja kërkon miratimin e ndryshimeve para zgjedhjes së presidentit, ndërsa LVV-ja kërkon që presidenti të zgjidhet fillimisht. Afati për zgjedhjen e tij përfundon më 6 tetor.
21:16 5.10.2026

Policia tenton t’i shpërndajë protestuesit teksa tensionet vazhdojnë

Policia e Kosovës po bën përpjekje t’i shpërndajë protestuesit duke i larguar ata nga sheshi “Skënderbeu”, duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

Oficerë të policisë për kontrollin e trumave të trazirave e kanë krijuar një kordon në këtë shesh të kryeqytetit dhe po vazhdojnë t’i shtyjnë protestuesit larg ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ata po tentojnë t'i largojnë protestuesit edhe përtej sheshit "Nënë Tereza", që ndodhet ngjitur me sheshin "Skënderbeu".

Ndërkohë, është raportuar edhe për disa protestues të lënduar. Radio Evropa e Lirë po përpiqet ta konfirmojë këtë.

Protestues me maska të gojës mes tymit nga gazi lotsjellës mes përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.
Protestues me maska të gojës mes tymit nga gazi lotsjellës mes përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.
21:10 5.10.2026

Haradinaj: Mund të kthehemi në Kuvend në çdo orë

Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se deputetët mund të kthehen në Kuvend në çdo kohë për ta votuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Unë besoj se në çdo orë mund të kthehemi në Kuvend dhe ta votojmë ligjin”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se “ikja nga përgjegjësia është vepër e dënueshme”.

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj


20:55 5.10.2026

Pamje nga zhvillimet pranë dhe në Kuvend

Protestuesit janë përleshur me Policinë, teksa tensionet para Kuvendit të Kosovës janë përshkallëzuar. Policia përdori gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit.

Tensione dhe përplasje para Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:06 0:00
20:48 5.10.2026

Policia: Gazi lotsjellës u përdor për të mundësuar daljen e deputetëve nga Kuvendi

Policia e Kosovës tha se përdori gaz lotsjellës mbrëmjen e 5 tetorit për të mundësuar daljen e deputetëve dhe zyrtarëve nga Kuvendi, pasi një grup protestuesish ua kishte penguar largimin.

Sipas njoftimit, protestuesit hodhën gjësende dhe mjete piroteknike drejt ndërtesave shtetërore, ndërsa disa deputetë e zyrtarë u detyruan të ktheheshin brenda Kuvendit.

Policia raportoi dëme materiale nga hedhja e mjeteve piroteknike dhe ndezja e kontejnerëve të mbeturinave e zjarreve në rrugë. Sipas saj, deri në publikimin e njoftimit nuk ishte raportuar për lëndime serioze.

Protestuesit kërkojnë miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Policia tha se protesta po vazhdon dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve të protestojnë paqësisht.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës gjatë protestës më 5 tetor në Prishtinë.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës gjatë protestës më 5 tetor në Prishtinë.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG