Ndërlidhjet

Nis debati parlamentar për ndryshimet kushtetuese


Kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit në Komisionin për çështjet kushtetuese.
Kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit në Komisionin për çështjet kushtetuese.

Në Komisionin parlamentar për çështje kushtetuese ka filluar debati për ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, të njohur si Marrëveshja e Prespës.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit me Greqinë, i hap rrugë Maqedonisë të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe kjo është rruga e vetme“, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke elaboruar vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për ndryshime kushtetuese para deputetëve.

Në Komisionin parlamentar për çështje kushtetuese, kryeministri Zaev i ka ftuar të gjithë deputetë që të vendosi me votën e tyre të ardhmen e Maqedonisë, duke lënë anash interesat e ngushta partiake.

“Tani të gjithë deputetët, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin, kanë përgjegjësi historike, por njëherësh edhe obligim që të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitet ekonomik. E kjo rrugë është ajo e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, e cila kalon përmes zbatimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit”.

“Nga deputetët e parlamentit kërkohet të marrin vendim në këtë drejtim. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata që janë për Maqedoninë në NATO dhe në BE të përkrahin ndryshimet kushtetuese”, ka theksuar Zaev.

Por, Trajko Veljanovski nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, parti kjo që është shprehur kundër Marrëveshjes me Greqinë, ka theksuar se kjo marrëveshje ishte imponuar dhe është në dëm të interesave të shtetit.

“Referendumi doli i pa suksesshëm dhe populli hodhi poshtë Marrëveshjen që realizoi Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit. Kur populli vendos për një gjë, atëherë deputetët nuk kanë këtë drejtë të ndryshojnë këtë vendim”, deklaroi Veljanovski, duke shtuar se partitë në pushtet nuk do të arrijnë të sigurojnë dy të tretat e votave, që janë të nevojshme për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Exposé: Maqedonia në "prapa ktheu"

Maqedonia në "prapa kthehu"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:12:26 0:00

Deputetët e Lidhjes Social Demokrate gjatë debatit kanë mbrojtur qëndrimin se me Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, në asnjë mënyrë nuk preket identiteti maqedonas, përkundrazi siç kanë theksuar ata, garantohet edhe sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë si shtet.

Nga ana tjetër, Xhevat Ademi nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në foltoren e Kuvendit ka thënë se nuk qëndron pretendimi i VMRO-së, se procesi i arritjes së Marrëveshjes për emrin nuk ka qenë transparent.

*Video nga arkivi: Çfarë pas referendumit në Maqedoni?

Çfarë pas referendumit në Maqedoni?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Sipas Ademit, tani është momenti më i volitshëm për t’i dhënë fund kontestit me Greqinë për çështjen e emrit dhe me këtë të zhbllokohet procesi i integrimeve për Maqedoninë.

Ende nuk dihet nëse pushteti ka siguruar votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që gjatë ditës zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski deklaroi se “qeveria pret të sigurohet shumica e nevojshme”.

Ndryshe, ndryshimet kushtetuese morën dritë të gjelbër të hënën në një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Maqedonisë për t’u proceduar në parlament.

Ndryshimet kushtetuese, kanë të bëjnë me ndryshimin e preambulës dhe përshtatjen e pjesëve tjera me marrëveshjen, që dy vendet fqinje arritën, me qëllim që t’i japin fund kontestit dydekadësh për çështjen e emrit, që ka bllokuar proceset integruese për Maqedoninë.

XS
SM
MD
LG