Drejt një pilule që do të trajtojë sëmundjen COVID-19
Disa viruse, përfshirë gripin, HIV-in dhe hepatitin C, mund të trajtohen me një pilulë. Por, me gjithë hulumtimet prej më shumë se një viti, një pilulë e tillë nuk ekziston ende për të trajtuar koronavirusin SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar më shumë se 18 miliardë dollarë vitin e kaluar, për të financuar kompanitë farmaceutike, që do të krijonin një vaksinë kundër koronavirusit.
Përpjekjet e tyre kanë rezultuar me disa vaksina të efektshme në kohë rekorde, përfshirë: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
Tani, kur vaksinimi në SHBA dhe në disa pjesë të tjera të zhvilluara të botës ka marrë hov, Qeveria amerikane do të investojë mbi tre miliardë dollarë në një fushë tjetër kërkimi: zhvillimin e një pilule që do të luftonte koronavirusin në fazat e hershme të infektimit dhe do të shpëtonte potencialisht shumë jetë në vitet që do të vijnë.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar muajin e kaluar se do të ndajë 3.2 miliardë dollarë nga Plani Amerikan i Shpëtimit për, siç ka thënë, zhvillimin e pilulës antivirale për trajtimin e sëmundjes COVID-19.
Ku po vaksinohet bota?
1/16NË MUZE -Një model i balenës së kaltër qëndron mbi një qendër të improvizuar vaksinimi kundër koronavirusit në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, në Nju-Jork, Shtetet e Bashkuara, më 23 prill 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/16NË AUTOBUS - Një grua merr një dozë të vaksinës Sputnik V kundër COVID-19, në një qendër mobile të vaksinimit, në një autobus, në Simferopol, Krime, më 14 prill 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/16NË BAR - Një grua merr një vaksinë kundër sëmundjes së koronavirusit, më 18 shkurt 2021, në kuadër të një iniciative të Komunës së Tel Avivit, në Izrael, për ofrimin e pijeve falas nëpër bare për banorët që vaksinohen.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/16NË LUMË - Marair Queiroz merr vaksinën e Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19 nga punonjësja shëndetësore Neuda Sousa, gjatë një përmbytjeje të shkaktuar nga ngritja e Lumit Solimoes, njëri prej dy degëve kryesore të Lumit të Amazonës, në Anama, shteti i Amazonës, Brazil, më 14 maj 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/16NË STACION METROJE - Punonjësja e sigurimit Janet Santiago reagon pas marrjes së një doze të vaksinës Johnson & Johnson kundër sëmundjes së koronavirusit, gjatë hapjes së programit të vaksinimit publik të Autoritetit të Transportit Metropolitan në stacionin e metrosë në Koni Ajllënd, në bashkinë e Bruklinit në Nju-Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 12 maj 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/16NË STACION TRENI - Njerëzit presin në rresht për të marrë vaksinat kundër COVID-19 në terminalin e Stacionit Qendror të Trenave në Menhetën, Nju-Jork, SHBA, më 12 maj 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/16NË ZHVESHTORE STADIUMI - Njerëzit presin për konsultime pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit në zhveshtoren e lojtarëve të klubit japonez të futbollit, Vissel Kobe, brenda stadiumit Noevir, i cili po shërben si qendër vaksinimi në masë kundër COVID-19, në Kobe, Japoni, më 12 qershor 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/16NË TEATËR - Një punonjëse shëndetësore i jep një qytetareje një dozë të vaksinës AstraZeneca, gjatë një dite vaksinimi në Teatrin Komunal në Rio de Zhaneiro, Brazil, më 27 maj 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/16NË TREG - Punonjësja shëndetësore komunale, Ana Cassia Oliveria de Lima, dhe kolegu i saj, shihen në një treg afër bregut të Lumit të Zi, ku jetojnë ata që njihen si "ribeirinhos", para dhënies së vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, në Manaus, Brazil, më 3 maj 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/16NË QENDËR TREGTARE - Një vizitor merr një dozë të vaksinës vendëse QazVac kundër sëmundjes së koronavirusit, në një qendër vaksinimi brenda një qendre tregtare dhe zbavitjeje në Almati, Kazakistan, më 27 prill 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/16NË AEROPORT - Njerëzit vaksinohen kundër COVID-19 në Aeroportin e Suvarnabhumit, në Bangkok, Tajlandë, më 28 prill 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/16NË AUTOBUS - Njerëzit rreshtohen para një autobusi të shndërruar në qendër mobile vaksinimi për koronavirus, në Londër, Britani, më 14 shkurt 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/16NË TRIBUNË STADIUMI - Një grua merr një vaksinë të Pfizer-BioNTech kundër sëmundjes së koronavirusit, gjatë një programi të vaksinimit në masë për personat mbi moshën 50-vjeçare, në një stadium bejsbolli, në Siudad Huarez, Meksikë, më 22 qershor 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/16NË KATEDRALE - Njerëzit presin pas vaksinimit kundër koronavirusit, nën shoqërimin e muzikës nga një organist, në Katedralen Episkopale të Shën Markut, në distriktin e Kapitol Hillit, në Sietëll, Uashington, SHBA, më 29 prill 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/16NË VELODROM - Ekipi kombëtar i çiklizmit i Francës stërvitet teksa njerëzit presin për të marrë një dozë të vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër COVID-19, në kuadër të fushatës së vaksinimit në Velodromin Kombëtar, në Motinji Lë Bretono, në juglindje të Parisit, Francë, më 26 mars 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/16NË KINEMA - Një burrë regjistrohet për vaksinim kundër koronavirusit, në një kinema të shndërruar në qendër vaksinimi, në San Huan, Filipine, më 2 qershor 2021.
Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Doktor Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, ka thënë se mezi pret kohën kur pacientët me koronavirus do të gjejnë pilula në farmaci, sapo të diagnostikohen si pozitivë apo të ndjejnë simptomat e para.
Mbështetja e Faucit për pilulat antivirale buron nga përvoja e tij në luftën kundër virusit HIV, tri dekada më parë.
Në vitet 1990, Instituti i tij ka bërë disa kërkime, që kanë çuar në disa nga pilulat e para antivirale kundër HIV-it. Pilulat që njihen si “frenues të proteazës” bllokojnë një proteinë të virusit HIV dhe mund ta mbajnë atë joaktiv për gjithë jetën.
Në fillimin e viteve 2000, shkencëtarët kanë zbuluar edhe një antiviral, të quajtur Sofosbuvir, që mund të shërojë hepatitin C gati 100 për qind.
Antivirali Tamiflu, ndërkaq, mund të shkurtojë kohën që duhet për rikuperim nga infeksioni me grip.
Në fillim të pandemisë COVID-19, pranverën e vitit të kaluar, shkencëtarët kanë nisur testimin e antiviraleve ekzistuese te pacientët me koronavirus, të shtruar në spital. Por, shumë prej këtyre testimeve nuk kanë treguar ndonjë përfitim nga antiviralët, përveç Remdesivirit.
Në tetor të vitit të kaluar, Remdesiviri është bërë medikamentu i parë - dhe deri më tani i vetmi - që ka marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA për trajtimin e sëmundjes COVID-19.
Pako me medikamentin Remdesivir
Por, në nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar kundër përdorimit të Remdesivirit, duke thënë se ai nuk ka “efekt domethënës te pacientët”.
Ekipi anti-COVID i administratës Biden, që ka marrë detyrën në janar, ka hartuar tashmë një program kushtuar pilulave antivirale. Shkencëtari kryesor i këtij ekipi, David Kessler, ka thënë se shpreson që një antiviral të jetë gati “deri në fund të vjeshtës”.
Në radarin e Qeverisë amerikane, përveç të tjerave, është edhe kompania farmaceutike Pfizer, e cila tashmë ka prodhuar një vaksinë të suksesshme kundër koronavirusit.
“Ndryshim i lojës”
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Albert Bourla, ka thënë se trajtimi antiviral mund të jetë i disponueshëm për publikun në fund të vitit 2021.
Bourla ka thënë për mediat në SHBA se kompania e tij është duke testuar dy antiviralë: një që injektohet në mënyrë intravenoze dhe një hap që pihet.
Ai ka thënë se Pfizer, megjithatë, është duke i përqendruar përpjekjet në opsionin oral, sepse, “ofron disa përparësi” - para së gjithash, nuk detyron shkuarjen në spital apo praninë e një punonjësi shëndëtësor në kohën e trajtimit.
Bourla e ka përshkruar pilulën antivirale orale si “ndryshim të lojës”.
“Fundi i vitit është një kornizë e arsyeshme kohore për publikun, por varet nga suksesi i provave klinike dhe miratimi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Më shumë lajme në lidhje me medikamentin duhet të jenë në dispozicion gjatë verës”, ka thënë Bourla.
Medikamenti oral që po teston Pfizer, njihet si PF-07321332. Ai pritet të funksionojë duke e ndaluar virusin SARS-CoV-2 që të replikohet në qelizë, falë pranisë së frenuesve të enzimës që njihet si proteazë.
Tableta s’e zëvendëson vaksinën
Specialisti i sëmundjeve infektive në Spitalin e Filadelfias, Paul Offit, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe nëse medikamenti oral del të jetë efektiv, ai nuk do ta zëvendësojë vaksinën kundër koronavirusit.
“Unë mendoj se mënyra më e mirë për të luftuar virusin është parandalimi. Trajtimi është zakonisht i vështirë dhe i vonshëm”, thotë Offit, i cili ka qenë edhe anëtar i një paneli në SHBA që ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.
Sipas tij, tabletat nuk mund ta zëvendosojnë vaksinën, andaj “parandalimi është mënyra më e mirë”.
“Tabletat janë sikur të përpiqesh të shuash zjarrin derisa digjet. Por, më mirë është të mos ketë zjarr fare. Kjo është arsyeja përse vaksinat shërbejnë si parandalim”, thotë Offit për Radion Evropa e Lirë.
Deri në fillim të muajit korrik, në të gjithë botën janë dhënë mbi tre miliardë vaksina.
Koronavirusi, ndërkohë, ka krijuar disa variante, që kanë nxitur dyshime për efektshmërinë e vaksinave. Por, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë siguruar se shumica e vaksinave që përdoren në Perëndim, mbeten efektive.