Ndërlidhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.

Kurti e quan “jokushtetues” dekretin e Osmanit pasi s’mori pjesë në takimin e saj me partitë për zgjedhje të reja

Shkurtimisht

• Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars. Partia në pushtet u ankua ndaj vendimit në Kushtetuese.

• Osmani më pas i mblodhi partitë në një takim për të folur për zgjedhje të reja, në të cilin mungoi partia e kryeministrit Albin Kurti.

• Kurti e quajti dekretin "jokushtetues" dhe se vendi ka kohë 60 ditë për ta zgjedhur presidentin, dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e re.

• Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.

14:29 6.3.2026

LDK-ja e gatshme për zgjedhje në çfarëdo kohe, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që presidentja Osmani vlerëson se duhet të mbahen ato.

Ai tha se në takim pati “diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve”.

“Kurdo që presidentja vlerëson për afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, ka thënë ai, pas takimit konsultativ me Osmanin e përfaqësuesit e subjekteve të tjera.

Lumir Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku.

14:37 6.3.2026

Kurti thërret konferencë për shtyp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të flasë për media pas disa orësh.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, njoftoi në Facebook se konferenca do të mbahet në orën 16:00.

14:53 6.3.2026

Këshilltari i Kurtit për Osmanin: Zelli për pushtet e çoi në gabim

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, reagoi sërish në Facebook në lidhje me vendimin e presidentes Osmani për të shpallur zgjedhjet të parakohshme.

Këtë dekret ajo e shpalli një ditë pas një tentative të dështuar për të zgjedhur presidentin e vendit, më 5 mars.

Zulfaj tha se ky vendim është “jokushtetues”.

“Pas pesë vjetësh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, në vend që ta përfundojë mandatin me dinjitet, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës dhe sulmin ndaj subjektit që e bëri presidente”, shkroi ai.

Presidentja aktuale dhe Qeveria po kundërshtojnë njëra-tjetrën sa i përket interpretimit të Kushtetutës që ka të bëjë me afatet e zgjedhjes së presidentit.

15:30 6.3.2026

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Osmani nuk ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit.

Ai shpjegon se, vetëm në rast se dështon brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet me automatizëm dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hasani thekson se konsultimet e partive politike me presidenten për çështjen e caktimit të datës së zgjedhjeve, janë “fiktive dhe jokushtetuese”, si dhe kanë për qëllim “të përligjin rrënimin e rendit kushtetues, për shkak të uzurpimit të kompetencave nga ana e zonjës Osmani”.

Më shumë këtu:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG