Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të karburanteve. Rritja e çmimeve është efekt i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota. Radio Evropa e Lirë vizitoi disa pompa të benzinës, dhe sipas krahasimit me 3 marsin, çmimet janë rritur për disa centë. REL-i po ashtu kishte vizituar më 9 mars po këto pompa benzine, kur ishte vërejtur po ashtu shtrenjtim i naftës.
Çmimet e naftës në Kosovë në javën e tretë të luftës në Iran
3 mars 2026
16 mars 2026
1
Çmimet e naftës nisën të rriteshin që nga fillimi i luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.
Në këtë fotografi shihet se brenda 13 ditësh (3 mars - 16 mars) ka pasur një rritje për 20 centë në çmimin e naftës në pompën e Exfis-it në Kosovë.
Më 9 mars, në këtë pompë çmimi i euro dieselit ishte 1.49 euro.

2
Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës vendosi masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë.
Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Në këto fotografi pasqyrohet dallimi i çmimeve të naftës në periudhën 3-16 mars. Ndërkaq, më 9 mars, në këtë pompë benzine të kompanisë HIB, çmimi për diesel ishte 1.55 euro.

3
Në këtë fotografi mund të shihni dallimin në çmime të derivateve të naftës më 3 dhe 16 mars.
Rritje e çmimeve vërehet në dy lloje të karburantit diesel.
Në këtë pompë të HIB-it, çmimi për një litër Diesel më 9 mars ishte 1.55 euro.
Rritje e çmimeve vërehet në dy lloje të karburantit diesel.
Në këtë pompë të HIB-it, çmimi për një litër Diesel më 9 mars ishte 1.55 euro.
3 mars 2026
16 mars 2026
4
Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.
Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice.
Raportohet se SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.