Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:29 6.5.2020

Mbi 100,000 të infektuar me koronavirus në Iran

Numri i të infektuarve me koronavirus në Iran ka arritur në 101,650, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Një zëdhënës i saj po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 78 viktima nga koronavirusi, që e rrisin në 6,418 numrin total të tyre.

Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme.

Disa vëzhgues thonë se shifrat zyrtare mund të mos e paraqesin saktë situatën aktuale me koronavirus.

Teheran, Iran
Teheran, Iran

 

13:46 6.5.2020

Shtetet e Baltikut hapin kufijtë me njëra-tjetrën

Kryeministrat e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë – që të trija vende të Bashkimit Evropian – thanë se do të krijojnë një “fluskë udhëtimi” brenda bllokut, duke hapur kufijtë për qytetarët e njëri-tjetrit nga data 15 maj.

Vendet e BE-së i kanë mbyllur kufijtë në mars, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Zona e udhëtimit në Baltik do të jetë e para e këtij lloji në bllokun 27-anëtarësh, ku shumica e shteteve ua kanë ndaluar hyrjen të huajve.

Letonia, Lituania dhe Estonia kanë vendosur karantina të detyrueshme për secilin që ka shkuar atje për arsye që nuk lidhen me punën.

“Jemi pajtuar se të trija shtetet e Baltikut e kanë frenuar siç duhet përhapjen e koronavirusit dhe ne u besojmë sistemeve shëndetësore të njëra-tjetrës”, tha kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernlis.

“Andaj, nisur nga 15 maji, ne do t’i heqim të gjitha kufizimet për qytetarët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë”, tha ai, për të shtuar se udhëtarët nga vendet e tjera do të duhet të vetizolohen për 14 ditë.

Tri vendet baltike janë anëtare të BE-së qysh në vitin 2004, ndërsa zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, i janë bashkuar më 2007.

13:56 6.5.2020

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?

Një nga gjërat më të mira dhe më të thjeshta për t'u mbrojtur nga koronavirusi është larja e duarve. Mjekët këshillojnë që ato të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë në mënyrë që të largohet infeksioni.

Pse larja e duarve mund të shpëtojë jetë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:34 0:00

 

14:15 6.5.2020

Sindikata thotë se po keqpërdoret Pakoja Emergjente Fiskale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë shprehu shqetësimet e saj për, siç tha, keqpërdorim të Pakos Emergjente Fiskale nga kompanitë private.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive të tjera të shoqërisë që janë goditur nga pandemia e koronavirusit, Qeveria tani në detyrë e Kosovës ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale, në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha në një konferencë për media në Prishtinë se një pjesë e kompanive private kanë përfituar padrejtësisht nga Pakoja Emergjente Fiskale, përkatësisht nga masa 14 e saj që ka të bëjë me kompensimin e pagave për punëtorët.

Azemi tha se ka dëshmi se në disa raste, mjetet financiare të Pakos Emergjente kanë dalë në xhirollogarinë e punëdhënësit dhe jo të punëtorit.

“Janë bërë keqprdorime në përcjelljen e mjeteve. Pra, mjetet po shkojnë te pronarët dhe jo te punëtorët. Është një skandal. Me qëllim a pa qëllim, koha do ta dëshmojë”, tha Azemi.

Ai shtoi se pas një takimi që ka pasur me zëvendësministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, ka marrë zotime se ministria e tij do ta shqyrtojë këtë çështje.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve në Kosovë, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook, dha disa sqarime për parregullsitë e pretenduara.

“Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26,422 biznese për kompensim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punëmarrësve është 126,000. Nga këto 26,422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1,162 sosh kanë kërkuar kompensim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, i kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre)”, tha Bislimi.

Infografikë:

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG