Ndërlidhjet

Familje të goditura nga tërmeti, strehohen në Landovicë


Pas tërmetit, gjetja e shtëpisë së dytë në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

Pas tërmetit, gjetja e shtëpisë së dytë në Kosovë

Familja e Riza Llukës nga Durrësi, tash e një javë është strehuar në shtëpinë e Remzi Krasniqit, në fshatin Landovicë të Prizrenit. Pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, Riza Lluka, i frikësuar nga ndonjë tragjedi e mundshme për familjen e tij me pesë anëtarë, ia kishte mësyrë Kosovës.

Remzi Krasniqi, më 28 nëntor kishte pritur në kufirin Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, të merrte ndonjë familje nga Shqipëria për ta strehuar. Rastisi që kjo të jetë familja e Riza Llukës.

“Na kanë ftuar në familje, si në shtëpinë e vet, e jo si me qenë të huaj ne që kemi ardhur nga Shqipëria. Një gjak e kemi. Po të kishte qenë baba i babës tim, gjyshi im, nuk kishte me qenë më e mirë mikpritja, e jo ne që erdhëm nga larg, pa u njohur dhe na futi direkt në shtëpi. Na kanë pritur me çdo të mirë të tyre”, tha Lluka.

Video: Tërmeti që gjunjëzoi Durrësin

Tërmeti që gjunjëzoi Durrësin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Pamjet e pasojave të tërmetit në Shqipëri, të pasqyruara në medie, nuk e kishin lënë të qetë Remzi Krasniqin. Ai kishte vendosur të strehojë dhe ndihmojë ndonjë familje nga zonat e prekura. Në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, kishte pritur me orë të tëra që të merrte një familje të tillë.

“As nuk e ka ditur familja dhe askush. Kam shkuar, i kam marrë dhe i ka sjellë këtu, i kam strehuar. Pse? E ndjeja veten të ngacmuar. Nuk mund të bëja gjumë, sepse jemi vëllezër, jemi një gjak. Ne jemi një komb, shqiptarë”, u shpreh Remzi Krasniqi.

Ai shtoi se për familjen Lluka do të kujdeset për sa kohë që ata dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tij. Të dy familjet, thanë se do ta vazhdojnë miqësinë edhe në kohëra të mira.

Ndërkaq, në kohë lufte ishin takuar edhe familje të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë. Familja e Muhamed Bukrit në fshatin Sukth i Durrësit, në vitin 1999 kishte strehuar familjen e Shkëlzen Krasniqit nga fshati Landovicë. Miqësia kishte vazhduar. Pas tërmetit në Shqipëri, këto familje, të komunitetit ashkali, u takuan sërish, por në Landovicë.

“Ra tërmeti dhe unë hyra brenda në shtëpi dhe pashë plasaritje. Jo shembje, por plasaritje të shtëpisë dhe nuk e përballonim dot. Në moment, një telefonatë dhe më ka ardhur miku dhe më ka marrë me makinën e tij dhe më ka sjellë në shtëpi. Me Shkëlzenin njihem që në kohën e luftës”, theksoi Bukri.

*Video: Të jetosh në veturë pas tërmetit

Të jetosh në veturë pas tërmetit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Nikoqiri i familjes Bukri, Shkëlzen Krasniqi, tha se strehimin e 10 anëtarëve të saj nuk po e bënte për t’ua kthyer nderin që kjo familje i kishte bërë familjes së tij, duke e strehuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, por sepse e kishte obligim njerëzor.

“Kjo nuk është punë borxhi, por sepse Shqipëria dhe Kosova, ne jemi të njëjtë gati. Nëse nuk jemi në këtë gjendje, në këtë kohë, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, atëherë... Ashtu-kështu, këta na kanë ndihmuar edhe më herët dhe ne i ndihmojmë. Por, prapë nëse na bie puna për diçka, këta na ndihmojnë dhe ne i ndihmojmë, sepse nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin që ta shohim keq ose ta lëmë jashtë. Për çdo rast, duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Shkëlzen Krasniqi.

Menjëherë pas goditjes së Shqipërisë nga tërmeti, më 26 nëntor, autoritetet e Kosovës kishin dërguar njësitë speciale për kërkim-shpëtim të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, organizime të ndryshme vullnetare në Kosovë, kanë dërguar ndihma në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës dhe Thumanë, si dhe kanë sjellë në Kosovë familje nga këto zona, për t’i strehuar ato.

*Video: Kamerieri punon i vetëm në kafiteri pas tërmetit në Durrës

Kamerieri punon i vetëm në kafiteri pas tërmetit në Durrës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Autoritetet e Kosovës ende nuk e dinë numrin e saktë të shtetasve të Shqipërisë, të cilët gjetën strehim në Kosovë, ndonëse, sipas tyre, një numër i madh i familjeve tashmë janë kthyer sërish në Shqipëri, pas thirrjeve që atyre u janë drejtuar nga autoritetet e atjeshme.

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4ballë të Rihterit, që ka goditur Shqipërinë, kanë vdekur më shumë se 50 persona dhe janë lënduar më shumë se 900 të tjerë. Ndërsa më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur pas strehë, pas shembjeve dhe dëmtimeve të shtëpive dhe ndërtesave të banimit.

XS
SM
MD
LG