Trump për Iranin: Nganjëherë duhet ta përdorësh forcën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se nuk është i kënaqur me Iranin dhe se dëshiron ta arrijë një marrëveshje me Teheranin, por paralajmëroi se “nganjëherë duhet” të përdoret forca ushtarake.
Trump, duke folur me gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Teksas, tha se Irani ende nuk është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore, pavarësisht se këtë ia kërkojnë Shtetet e Bashkuara.
Ai foli një ditë pasi bisedimet mes të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe zyrtarëve iranianë në Gjenevë përfunduan pa marrëveshje.
Ushtria amerikane ka dërguar forca të mëdha në rajon, në pritje të urdhrit nga Trumpi.
Lëvizjet e ushtrisë amerikane në mes të tensioneve në rritje me Iranin
1/8Një aeroplan në kuvertën e aeroplanmbajtësit USS Gerald R. Ford në portin e ishullit grek të Kretës më 24 shkurt.
Uashingtoni aktualisht po kryen një nga grumbullimet e tij më të mëdha të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut më 2003.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
2/8Aeroplanmbajtësi Gerald R. Ford duke kaluar përmes Ngushticës së Gjibraltarit para se të arrijë në Kretë.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
3/8Bagëti duke kullotur, teksa në prapavijë shihen cisternat e Forcave ajrore amerikane që përdoren për furnizim me karburant të aeroplanëve.
Kjo fotografi është shkrepur më 23 shkurt në Bazën Ajrore Lajes në arkipelagun e Azoreve, që qeveriset nga Portugalia.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
4/8Një aeroplan i ushtrisë amerikane në pistën e Bazës Ajrore Lajes, që përdoret nga forcat ajrore amerikane dhe portugeze.
Aktiviteti i shtuar amerikan në Lajes ka çuar në disa debate brenda Portugalisë, ku Qeveria ka thënë se për lëvizjet e aeroplanëve amerikanë nuk kërkohet autorizim nga ajo.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
5/8Një aeroplan luftarak amerikan në Bazën Ajrore RAF Mildenhall në Sufolk të Britanisë më 20 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
6/8Aeroplanë të ushtrisë amerikane shihen në aeroportin ndërkombëtar të Sofjes në Bullgari më 19 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
7/8Një cisternë e Marinës amerikane e fotografuar nga një luftanije në Detin Arabik më 18 shkurt.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
8/8Irani dhe Rusia kanë publikuar disa imazhe ditëve të fundit që shfaqin stërvitjet e përbashkëta detare. Kjo fotografi e 17 shkurtit shfaq lëshimin e një rakete nga një anije iraniane që gjendet në brigjet jugore të Iranit.
Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.
Previous slide
Next slide
I pyetur për mundësinë e përdorimit të forcës, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë.
“Do të doja të mos e përdorja, por nganjëherë duhet”, tha ai.
Trump tha se më vonë gjatë ditës do të zhvillohen bisedime të tjera lidhur me Iranin.
Ai nuk tregoi se me kë, por zyrtarë të lartë amerikanë të Mbrojtjes ndodheshin të enjten në Shtëpinë e Bardhë për bisedime.
“Ne nuk duam që Irani të ketë armë bërthamore dhe ata nuk po i thonë këto fjalë të arta”, tha Trump.
Presidenti kishte planifikuar aktivitete në Corpus Christi në Teksas të premten pasdite dhe më pas do të fluturonte drejt Floridës për ta kaluar fundjavën në klubin e tij Mar-a-Lago.
Omani, i cili ka vepruar si ndërmjetës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, dërgoi ministrin e tij të Jashtëm në Uashington të premten për bisedime mbi këtë çështje me nënpresidentin amerikan JD Vance, sipas një burimi, raporton Reuters.