Trump thotë se Irani i ka kërkuar bisedime pas kërcënimeve ushtarake të SHBA-së
Një fotografi e marrë nga një video, që tregon trupat e personave të vrarë gjatë protestave duke u transportuar drejt një morgu në jug të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Irani e ka kontaktuar për të kërkuar negociata, pas kërcënimeve të tij për veprime ushtarake nga SHBA-ja.
Trump tha se ai dhe ushtria po shqyrtojnë disa opsione shumë “të forta” lidhur me Iranin, pasi paralajmëroi udhëheqësit iranianë që të mos vrasin protestuesit.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mijëra persona janë arrestuar dhe se protestat vazhdojnë në qindra vende, pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se udhëheqja iraniane ka telefonuar për të kërkuar bisedime me Uashingtonin përballë kërcënimeve të tij për veprime ushtarake, në përgjigje të shtypjes brutale nga Teherani të protestave masive antiqeveritare..
“Udhëheqësit e Iranit telefonuan”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One më 11 janar. Ai shtoi se “po organizohet një takim…. Ata duan të negociojnë”.
Megjithatë, “ne mund të duhet të veprojmë para një takimi”, shtoi ai pa dhënë detaje.
Teherani nuk ka komentuar ende deklaratat e Trumpit.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë mund të kërkonte Irani të negociojë. Të dy vendet në të kaluarën kanë pasur bisedime indirekte lidhur me programin bërthamor të diskutueshëm të Teheranit.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë dënuar shtypjen e protestuesve nga qeveria dhe më parë kanë vendosur sanksione ndaj Teheranit për atë që thonë se është një përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore, gjë që Irani e mohon.
Trump më herët më 11 janar tha se ai dhe ushtria amerikane po studiojnë opsionet në Iran në përpjekje për të mbështetur protestuesit, mes raportimeve të pakonfirmuara se më shumë se 500 persona janë vrarë në një shtypje të demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit.
“Ushtria po e shqyrton këtë dhe ne po shohim disa opsione shumë të forta”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se ishte në kontakt me udhëheqës të opozitës iraniane, gjithashtu pa diskutuar detaje.
Komentet e Trumpit erdhën pasi mediat amerikane raportuan se udhëheqësi i SHBA-së ishte informuar për opsionet për t’iu përgjigjur shtypjes së ashpër të sigurisë ndaj protestave në Iran.
Deklaratat e tij duket se konfirmojnë raportimet nga Axios, The New York Times dhe The Wall Street Journal, që thanë se ai po shqyrtonte disa opsione për mbështetjen e protestave në Iran.
The Journal raportoi se opsione konkrete do t’i paraqiteshin presidentit më 13 janar.
Hapat e mundshëm të ardhshëm mund të përfshijnë sulme ushtarake, vendosjen e armëve sekrete kibernetike kundër ushtrisë iraniane dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit, shtoi WSJ.
Zhvillimet erdhën ndërsa grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat shtetërore raportuan protesta, arrestime dhe dhunë në dhjetëra qytete në Iran më 11 janar, me demonstratat që hynë në javën e tretë përballë presionit në rritje nga forcat e sigurisë.
Potenciali për dhunë dukej se u rrit pasi qeveria u bëri thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në tubime mbarëkombëtare më 12 janar për të dënuar ato që i quajti “veprime terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”.
Agjencia e Lajmeve për të Drejtat e Njeriut (HRANA) — një organizatë e aktivistëve iranianë me bazë në Shtetet e Bashkuara — tha më 11 janar se 544 persona janë vrarë në protestat e 15 ditëve të fundit.
HRANA tha se të paktën 10.061 persona janë arrestuar dhe se demonstrata janë raportuar në 585 lokacione në 186 qytete dhe qyteza në të gjitha 31 provincat.
Këto shifra nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, pasi informacioni ishte i vështirë për t’u siguruar për shkak të një mbylljeje pothuajse totale të internetit në vend. Shërbimet telefonike gjithashtu janë kufizuar.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ndërprerja digjitale e Iranit është pjesë e një përpjekjeje për të fshehur dhunën shtetërore gjatë shtypjes së sigurisë.
Trump më 11 janar tha se planifikon të flasë me miliarderin Elon Musk për rikthimin e internetit në Iran. SpaceX e Musk ofron shërbimin satelitor të internetit Starlink, i cili është përdorur më parë në zona konflikti, në Ukrainë.
Si u bë Starlink i Elon Muskut aq i vlefshëm për Ukrainën
1/10Në fund të shkurtit, teksa pushtimi nga Rusia ndërpreu shërbimet e internetit në Ukrainë, zëvendëskryeministri ukrainas, Mykhailo Fedorov, i shkroi në Twitter miliarderit amerikan, Elon Musk, për t’i kërkuar aktivizimin e Starlink-ut, apo plejadës së madhe dhe gjithnjë e në rritje të SpaceX për ofrim të internetit.
Musk shpejt i ktheu përgjigje: “Shërbimi i Starlink-ut tani është aktiv në Ukrainë. Marrës të tjerë janë nisur”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
2/10Shumë njerëz në Perëndim besonin se forcat ruse do ta merrnin vendin lehtësisht në dorë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, e pushtoi Ukrainën. Por, ushtarët dhe civilët ukrainas organizuan një rezistencë shpesh të improvizuar dhe mjaft efektive për t’iu kundërvënë forcave të Moskës.
Një improvizim i tillë ka qenë përdorimi i fluturakeve të telekomanduara, të njohura si dronë, siç është ky DJI Matrice 300 i modifikuar. I lidhur me një satelit Starlink, ai i mundëson njësiteve ukrainase të artilerisë t’i godasin pozicionet ruse duke lëshuar municione kundërtank, shpesh pa zhurmë dhe natën.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
3/10Pjesëtarët e grupit mobil të 72-të të Zaporizhjasve të Zinj të Ukrainës për vëzhgim ajror, duke pozuar me “bombarduesin” e tyre DJI Matrice 300.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
4/10Satelitët Starlink duke kaluar mbi Tres Piedras, Nju-Meksiko, SHBA.
Starlink është krijuar me idenë për të ofruar lidhje interneti në vendet ku mungon infrastruktura e telekomunikimit, si për shembull në det, në lokacione të izoluara larg qyteteve, apo në vende ku qeveritë kufizojnë qasjen në internet. Por, Starlink po ashtu është bërë ndihmë e madhe teksa Ukraina po lufton kundër forcave të Moskës.
Teksa SpaceX po i paguan vetë faturat, në Twitter dhe në media është zhvilluar një debat për gatishmërinë e SpaceX për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për të vazhduar pagesën e shërbimeve.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
5/10Një marrës i Starlink-ut shihet në një qendër mobile të aplikimit për pasaporta në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 29 shtator.
Teksa sulmet ruse me raketa, me dronë dhe me artiljeri ndaj infrastrukturës energjetike i kanë lënë shumë fshatra, qyteza dhe qytete ukrainase pa rrymë, marrësit e Starlink-ut janë jetikë për lidhjen e Ukrainës me botën e jashtme.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
6/10Dy këlyshë duke pushuar pranë një marrësi të Starlink-ut, afër qytezës së porsaçliruar të Limanit.
Sistemi, megjithatë, nuk është pa kufizimet e veta, siç është lokalizimi i tij gjatë funksionimit, një fakt që mund të çojë në sulme të shënjestruara ndaj përdoruesve të tij. Pak pasi marrësit e parë u dorëzuan në fillim të marsit, Musk shkroi në Twitter: “Ndizeni Starlink-un vetëm kur keni nevojë dhe vendoseni antenën sa më larg njerëzve që të jetë e mundur”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
7/10Ushtarët ukrainas duke u stërvitur me një dron DJI Mavic 3.
Forcat e Moskës po përpiqen të pengojnë lidhjen në internet nga hapësira, duke përdorur bllokues valësh. Megjithatë, sipas SpaceX, është lëshuar një përditësim softueri për Starlink-un, që mundësojnë shmangien e bllokuesve të valëve dhe shpenzime më të vogla të energjisë.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
8/10Më 14 tetor, CNN raportoi se SpaceX i kishte kërkuar ushtrisë amerikane që t’i mbulonte kostot në emër të qeverisë ukrainase. Musk shkroi në Twitter më 14 tetor se SpaceX nuk mund të paguante “pafundësisht” për rrjetin.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Ukraina do të gjente një zgjidhje, për të siguruar vazhdimin e shërbimeve të internetit nga Starlink. Podolyak shkroi në Twitter më 14 tetor se, i pëlqeu dikujt apo jo, Musk “na ka ndihmuar të mbijetojmë momentet më kritike të luftës”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
9/10Një raketë Falcon 9 e SpaceX-it, e ngarkuar me satelitë Starlink, duke u nisur nga Kepi Kanaveral në Florida, SHBA, në janar.
Më 15 tetor, Musk tërhoqi publikisht kërkesën e tij për ndihmë për financim, duke thënë: “Pavarësisht se Starlink ende po humb para dhe se kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë taksapaguesish, ne thjesht do të vazhdojmë ta financojmë qeverinë e Ukrainës pa pagesë”.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
10/10Fluturimi i satelitëve të Starlink 5 afër Berlinit, më 20 prill.
Më 17 tetor, Musk shkroi sërish në Twitter, duke njoftuar: “Në rregull, do të shtojmë një opsion për donacione për Starlink-un”. SpaceX po humb përafërsisht 20 milionë dollarë në muaj nga shërbimi i papaguar dhe kostot e lidhura me masat e sigurisë për mbrojtje kibernetike, por “ne do të vazhdojmë ta ofrojmë falas”, shkroi Musk.
Megjithatë, mediat raportojnë se edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, po shqyrtojnë pagimin e Starlink për t’i ndihmuar Ukrainës.
Prania e Starlink-ut në Ukrainë jo vetëm se është dëshmuar e vlefshme në frontin e luftës, por po ashtu edhe në rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike dhe asaj të komunikimit, pas sulmeve nga Rusia. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa i vendosur është pronari miliarder i tij për ta mbështetur Ukrainën në luftë.
Previous slide
Next slide
Gjatë javës së kaluar, Trump ka lëshuar një seri paralajmërimesh të ashpra, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po “e vëzhgojnë situatën me shumë kujdes” dhe duke këmbëngulur që autoritetet të përmbahen nga vrasja e protestuesve.
“Irani është në telashe të mëdha. Më duket se njerëzit po marrin nën kontroll disa qytete që askush nuk mendonte se ishin vërtet të mundshme vetëm disa javë më parë”, u tha Trump pjesëmarrësve në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 9 janar.
Komentet e Trumpit u pritën me mbështetje të hapur nga ish-princi i kurorës iraniane dhe figura e opozitës, Reza Pahlavi.
“President Trump, si udhëheqësi i botës së lirë, ka vëzhguar nga afër trimërinë tuaj të papërshkrueshme dhe ka deklaruar se është gati t’ju ndihmojë”, tha Pahlavi në një fjalim video të publikuar më 11 janar.
“Sot bota qëndron me revolucionin tuaj kombëtar dhe admiron guximin tuaj,” shtoi ai.
OKB-ja, BE-ja dënojnë shtypjen në Iran
OKB-ja, BE-ja dhe qeveritë perëndimore kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për lëvizjen e protestave në Iran.
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, më 11 janar tha se ishte “i tronditur” nga raportimet për dhunë ndaj protestuesve dhe i bëri thirrje qeverisë të tregojë përmbajtje dhe të “përmbahet nga përdorimi i panevojshëm ose joproporcional i forcës.”
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se është gati të propozojë sanksione të reja ndaj Teheranit në përgjigje të shtypjes së protestuesve.
“BE-ja tashmë ka sanksione të gjera ndaj Iranit — ndaj atyre që janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut, aktivitete të përhapjes bërthamore dhe mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha Kallas në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt.
Një burrë që ishte dëshmitar i një shtypjeje të protestave në Teheranin lindor i tha shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë vonë më 10 janar se represioni ndaj demonstratave është përshkallëzuar ndjeshëm, duke e përshkruar situatën në qytet si të ngjashme me “skena lufte.”
Burri, i cili kërkoi të mos i përmendej emri për arsye sigurie, tha se zhurma e vazhdueshme e të shtënave me armë me fishekë gome është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin iranian netët e fundit, ndërsa dronë kanë fluturuar vazhdimisht mbi lagje për të monitoruar rrugët dhe rrugicat.
Të nxitura nga rritja e çmimeve, inflacioni i lartë dhe rënia e fortë e monedhës kombëtare, trazirat janë shfaqur si sfida më serioze për republikën islamike në vite.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, gjatë një interviste për televizionin shtetëror.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, i ka fajësuar trazirat te “terroristë” të lidhur me jashtë vendit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po kërkojnë të “mbjellin kaos dhe çrregullim” në vend.
“Nëse njerëzit kanë shqetësime, është detyra jonë t’i zgjidhim ato shqetësime, por detyra më e lartë është që ne nuk duhet të lejojmë një grup trazirash të vijë dhe të prishë të gjithë shoqërinë”, tha ai në një fjalim televiziv më 11 janar.
Me raportime nga Axios, The New York Times dhe The Wall Street Journal