Zogjtë shtegtojnë nga Kriporja e Ulqinit të ushqyer dhe me unazë në këmbë
Shtegtimi vjeshtor i zogjve është në zhvillim e sipër - miliona janë duke fluturuar nga Evropa dhe Azia në Afrikë. Një prej ndalesave të rëndësishme në rrugëtimin e tyre të gjatë është Kriporja e Ulqinit, në skajin jugor të Malit të Zi. Shkencëtarët i shënojnë ata me numra identifikimi dhe kontrollojnë shëndetin e tyre, e pastaj i lënë të vazhdojnë shtegtimin. (Përgatitën: Nikolla Borozan, Valona Tela dhe Bujar Tërstena)