Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e vendos Evropën jashtë prioriteteve kryesore, duke i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor më të cenueshme, sipas vëzhguesve.
Pavarësisht se në Kosovë pati një kalim paqësor të pushtetit në katër komunat veriore me shumicë serbe më 5 dhjetor, vendet anëtare të Bashkimit Evropian duket se nuk janë në të njëjtën linjë për t’ia hequr masat ndëshkuese.
Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij e pa të thyer fizikisht dhe emocionalisht.
Kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vunë në dukje probleme, si mungesa të dokumentacionit apo zyra të shkatërruara, çka, sipas tyre, e vështirëson funksionimin normal të komunave.
Çmimet e larta të produkteve bazë, ushqimore dhe të energjisë e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve festive për familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit sjellin lista kandidatësh të mbushura me politikanë të vjetër, figura të reja dhe personalitete publike nga fusha të ndryshme. Por, çfarë i veçon kësaj radhe listat? E kuptoni në këtë video.
Dy pacientë kanë humbur jetën brenda më pak se një muaji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe familjarët pretendojnë se shkaku nuk ishte vetëm sëmundja, por infeksionet që i morën pikërisht aty ku kërkuan shërim.
Tri kompani të Elektroprivredës së Serbisë (EPS) - kompania shtetërore energjetike serbe - të regjistruara me seli në Kosovë, kanë borxhe që tejkalojnë gjysmë miliard euro.
Prodhimi i municionit e fut Kosovën në hartën e vendeve që ndërtojnë kapacitete mbrojtëse.
“Linja e Jetës” në Kosovë, adresë për parandalimin e vetëvrasjeve, po lufton të qëndrojë e hapur, por themeluesit thonë se shërbimi është i mbingarkuar pa mbështetje shtetërore.
Diaspora e Kosovës bëhet rëndom shkak i përplasjeve politike mes partive në vend. Me Lirim Krasniqin nga organizata joqeveritare Germin diskutojmë pse partitë po luftojnë për mërgatën, sa mund ta ndryshojë ajo rezultatin zgjedhor dhe çfarë kërkon realisht diaspora nga vendlindja.
Shfaq më shumë