Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, që synon të zgjerojë qasjen e saj në të dhënat penale të qytetarëve, ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e privatësisë, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit të informacioneve të ndjeshme.
Kur linjat e telefonit bien dhe interneti hesht, ekzistojnë disa që mbajnë komunikimin gjallë: radioamatorët. Ata konsiderohen si lajmëtarët e fundit, pasi përmes radiofrekuencave komunikojnë brenda vendit dhe me skajet e botës. Të tillë ka edhe në Kosovë dhe ky është rrëfimi i tyre.
Ngjarjet e 5 dhe 6 marsit krijuan një situatë të paqartë dhe të tensionuar në politikën e Kosovës, duke ngritur një sërë pyetjesh: A është Kuvendi i shpërndarë? A po funksionon Qeveria në detyrë? Dhe kush i merr vendimet tani?
Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Rreth 27 vjet më parë, Blerim Sherifi nga Gjilani ishte vetëm nëntë vjeç kur në Kosovë dëgjoheshin shpërthimet e sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Sot, në moshën 36-vjeçare, ai i përjeton të njëjtat emocione, por rreth 2.300 kilometra larg atdheut.
Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Izraeli ndaj territorit iranian, Irani po sulmon baza ushtarake amerikane nëpër disa vende të Gjirit Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara, Arabe, Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin.
Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në marshin e organizuar të martën në Prishtinë, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Marshi u mbajt në përvjetorin e 18-të të pavarësisë së Kosovës.
Qeveria e re e Albin Kurtit, e votuar më 11 shkurt në Kuvendin e Kosovës, përbëhet nga gjithsej 19 ministri – apo katër më shumë se kabineti i vitit 2021.
Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1.800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase - nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë.
Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, bllokada institucionale mund të rikthehet gjatë përpjekjeve për të formuar institucionet e reja.
Milionat e ndara prej vitesh nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës - të menduara si mbështetje për mbijetesën kombëtare të shqiptarëve në jug të Serbisë - kanë hapur një front të brendshëm politik.
Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë, përballen me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare.
Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa.
Teatri në Kosovë ka evoluuar, por nuk e ka “aromën” e dikurshme, nuk ka më shfaqje kult dhe “është vendosur pas skenës”, thotë regjisori Isa Qosja, pedagog i pensionuar i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.
Pak para ndërrimit të moteve, shumë njerëz e bëjnë bilancin e vitit që lënë pas. Çfarë funksionoi, çfarë dështoi, çfarë na ndodhi, çfarë mund të bëhej më mirë... Natyrshëm lindin dëshirat edhe për vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare - të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues - përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Qytetarët që iu bashkuan grupit militant Shteti Islamik në Siri mbeten një sfidë ligjore dhe sigurie, ku riatdhesimi, ndjekja e ligjit dhe programet e deradikalizimit janë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe integrimin e tyre, thonë ekspertët.
Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij e pa të thyer fizikisht dhe emocionalisht.
Shfaq më shumë