Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një nënë nga Prishtina që jeton në rrugën Muharrem Fejza, ka treguar për vështirësitë, me të cilat përballet sa herë që del në rrugë për ta shëtitur vajzën e saj. Trotuare të zëna me vetura, gropa e pengesa të tjera, janë të zakonshme në rrugët e Prishtinës.
Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para objektit të qeverisë pasi ata nuk kanë marrë paga që dy muaj për shkak të bllokimit të xhirollogarive. Punëtorët kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të gjejnë një zgjidhje.
Arkeologët, që bëjnë kërkime nën ujë në Bullgari, thonë se kanë zbuluar prova të një vendbanimi në grykën e lumit Ropotamo në Detin e Zi, që mund që datojë qysh në mijëvjeçarin e 5-të para Krishtit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.
Një grup i të rinjve sirianë ushtrojnë parkour në qytetin Idlib, i cili është i shkatërruar nga lufta.
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.
Pas pak javësh, ekspertë amerikanë nga Departamenti i Energjisë pritet të nisin studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, pikë kjo e marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mbi 10 mijë litra qumësht janë derdhur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre, për moslargimin e produkteve me vaj të palmës nga tregu kosovar.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, për REL thotë se në dialogun me Serbinë nuk duhet të diskutohet për sovranitetin e Kosovës. Kraja thotë se të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kanë një koncesion që Kosova i bën Serbisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett t
Komuniteti hebraik në Kosovë shprehet i entuziazmuar me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky komunitet i vogël në numër shpreson se afrimi i Kosovës me Izraelin, do të ndikojë në zhvillim, si dhe në ruajtjen e identitetit të tyre.
Pas pauzës prej gjashtë muajsh për shkak të koronavirusit, nxënësit kosovarë janë kthyer në shkolla me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën.
Prej fillimit të pandemisë me COVID-19, shumë qytetarë kanë kaluar nëpër kriza të ndryshme psikologjike. Njomza Halimi dhe Florina Qupevaj, janë dy psikologe nga Prishtina, të cilat që prej datës 22 prill kanë ndihmuar qindra kosovarë përmes linjës për ndihmë psikologjike pa pagesë (038 200 80 890).
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media më 7 shtator, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë. Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në shumë qendra ambulatore dhe spitalore në Kosovë janë ndezur qirinj në shenjë respekti për punëtorët shëndetësorë që kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19. Deri më tash, raportohet se kanë vdekur shtatë mjekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 1,300 mjekë, infermierë si dhe puno
Rruga që pritet të lidhë Komunën perëndimore të Kosovës, Deçanin me Plavën në Mal të Zi është shndërruar në një problem pa zgjidhje në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. Punimet janë ndërprerë.
Donald Trump ishte person i mirënjohur për amerikanët si një biznesmen dhe yll i televizionit kur shënoi një fitore të papritur si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai po kërkon një mandat të dytë si president i SHBA-së.
Ekspertët shëndetësorë kanë ardhur në përfundim se nëse qytetarët në SHBA do të bartin maska, atëherë numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, do të përgjysmohet në muajt e ardhshëm.
Një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë protestave antiqeveritare të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes në Minsk të Bjellorusisë. Protestuesit opozitarë akuzojnë presidentin Alyaksandr Lukashenka për vjedhje të votave.
Përmes një proteste simbolike, infermierët e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria që t’u paguhet më shumë ndërrimi i natës. Aktualisht ata paguhen 18 euro.
Shfaq më shumë