Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Shumë pak policë të Kosovës shihen aktualisht pranë dhe brenda objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, është thënë se janë tërhequr gjysma e forcave policore që po qëndronin në si dhe rreth objekteve komunale në veri që nga 26 maji.
Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit në gusht të vitit 2021. Ndërsa, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është dënuar me 15 vjet burgim.
Nëntë persona me aftësi të kufizuara, mendore e fizike, jetojnë në një shtëpi-strehë në qytetin e Shtimes. Shtëpia, e hapur në vitin 2002, u ndërtua si strehë për fëmijët me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. Megjithatë, asnjëri nga banorët aktualë nuk është nën moshën 18-vjeçare.
Një fabrikë private që punëson vetëm persona me aftësi të kufizuara gjendet në Lipjan, pjesa qendrore e Kosovës. Aktualisht, atje punojnë dhjetë persona - shumë prej të cilëve thonë se puna i ka bërë të ndihen më të vlefshëm.
Svetisllav Joziq është serbi i parë që është kthyer në fshatin Veriq, afër Istogut, rreth 80 kilometra larg Prishtinës. Megjithatë, autorë të panjohur për të i kanë vënë flakën shtëpisë së sapondërtuar të tij, vetëm tri ditë pasi mori çelësat e saj.
Njëzet e tre të burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës në Vushtrri punojnë me orar të plotë në kompani private në komuna të ndryshme të Kosovës. Koncepti është pjesë e një udhëzimi administrativ që është miratuar para katër vjetësh. Përfituesit e tij thonë se u ndihmon në risocializim.
“Lule kundër luftës" titullohet ekspozita e hapur në Prishtinë e autores Liudmyla Makei, gazetare ukrainase e strehuar në Kosovë. Ekspozita u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe u hap në Ditën Botërore të Refugjatëve që shënohet më 20 Qershor.
Nga fundi i viteve ’90, Laura Hasani me fotoaparatin e saj ka kapur ngjarje të ndryshme që kanë përcjellë Kosovën - nga paralufta deri te shpallja e pavarësisë e këndej. Fotografitë e saj kanë zënë edhe faqet e gazetave të huaja.
Autoritetet e Kosovës thanë se kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë
Me pagën që merr për ta pastruar qytetin, Muhamet Ramadani nga Shtimja e ka të vështirë të shkollojë e ushqejë pesë fëmijët e tij.
Disa policë të Kosovës, që janë duke shërbyer në pjesën veriore të vendit, thonë se u duhet të punojnë me orare të gjata, ndërkohë që nuk kanë as uniforma adekuate dhe as shujta të ngrohta. Ata folën për REL-in në kushte anonimiteti.
Një numër i vogël qytetarësh serbë janë mbledhur në mëngjesin e së enjtes së 1 qershorit në qytezën e Zubin Potokut, për të protestuar kundër kryetarit të ri shqiptar, për të katërtën ditë me radhë. Objektin e komunës është duke e ruajtur Policia e Kosovës.
Ndonëse në numër më të vogël sesa ditën paraprake, të martën serbët lokalë protestuan sërish në Zubin Potok kundër kryetarit të ri shqiptar të komunës veriore të Kosovës.
Pak qindra serbë po protestojnë pranë objektit të Komunës së Zubin Potokut, më 30 maj, për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar për të dytën ditë rresht. Përreth objektit të komunës veriore janë vendosur edhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë një grup qytetarësh që u mblodh në Zveçan - komunë e banuar me shumicë serbe - në përpjekje për të penguar kryetarin e sapozgjedhur shqiptar për të hyrë në zyrën e tij.
Pasi kishte punuar në Kosovë pas luftës, Erik Mackinlay u kthye sërish pas pensionimit. Dhjetë vjetët e fundit në Kosovë i ka kaluar duke u përpjekur të bëjë ndryshime për të mirën e Kosovës, për të cilën thotë se “është vend i mirë për të jetuar”.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë para betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ka vizituar të katër komunat veriore dhe ka parë se në hyrje të objekteve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok janë vendosur dyer me shufra hekuri.
Shfaq më shumë