Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Policia e Kosovës është duke lëshuar letra qortuese për qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjete me targa ilegale serbe. Kjo është faza e parë e procesit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme që i lëshon Serbia, në targa RKS apo Republika e Kosovës.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos shtyrë zbatimin e vendimit për targat e paligjshme serbe.
Flautistja kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, tash e 48 vjet është në skenën e muzikës klasike. Ajo është flautistja e parë e Orkestrës Simfonike në Kosovë, e cila që nga mosha 14 vjeçe, nisi të shkelë skenat vendore dhe botërore.
Me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë” të premten në Prishtinë u mbajt manifestimi me karakter informativ dhe kulturor, si dhe ecja tashmë tradicionale me qëllim vetëdijesimin për rrezikun nga kanceri i gjirit.
Të premten Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e radhës të qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës. Por, ky testim ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugë. Se si dukeshin rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së premtes, mund t’i shihni në fotografitë që kanë realizuar fotoreporterët e Radios Evropa e Lirë.
Shtëpi të mbyllura e me drita të fikura duken gjetkë nëpër Luginën e Preshevës. Ky rajon, i banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, ka vite që përballet me emigrim të popullsisë. Shifrat e disa organizatave të huaja flasin për 20.000 të larguar në vitet e fundit.
Pas dy dekadash, shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Zyrtarët që po kryejnë procesin, flasin për interesim të madh për t’u regjistruar.
Ky është një objekt i ri që po ndërtohej para më shumë se 30 vjetësh në kuadër të kompleksit hotelier "Iliria" në Deçan. Ky objekt nuk u finalizua për shkak të tensionimit të situatës në vitet e 90-ta.
Zvicra dhe Gjermania duket se janë destinacione të preferuara të disa kosovarëve për t’u vizituar. Në kohën kur liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në një fazë vendimtare, REL ka biseduar me qytetarë të komuniteteve të ndryshme në Kosovë për planet e tyre të udhëtimit.
Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disamujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë shumëngjyrëshe.
Jeta Zagragja është një ndërmarrëse në fushën e teknologjisë informative në Kosovë. Ka punuar për kompani të mëdha që operojnë në vend, ndërsa, së voni, ka themeluar një të vetën, që ofron shërbime të ndryshme për kompani të huaja.
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Prindër të nxënësve të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë protestuan të hënën para objektit të shkollës, duke kërkuar fillimin e procesit mësimor. Gati të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës janë në grevë, përveç disave që kanë nisur t’i mbajnë orët në mënyrë individuale.
Dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore u dëmtuan nga vërshimet që ndodhën më 17 dhe 18 shtator në Rahovec, Gjakovë dhe në një pjesë të Prizrenit.
Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas u bë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, më 27 gusht, në një park të kryeqytetit.
Një grup qytetarësh u mblodhën të martën në Prishtinë, për të protestuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Shkas u bë dhunimi i një vajze 11 vjeçe, që u raportua më 29 gusht nga Policia e Kosovës. Një protestë tjetër u paralajmërua për të mërkurën.
Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë zbehen shpresat e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre, të zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë.
Përderisa Prishtina dhe Beogradi janë ende në kërkim të zgjidhjes për dokumentin e hyrje/daljes dhe riregjistrimin e makinave në targat RKS, serbët në jug të Ibrit thonë se “nuk e dinë se kujt i përkasin” dhe se as Kosova, e as Serbia “nuk i pranon ata”.
Shfaq më shumë