Presidenti i Serbisë po bën deklarata të frustruara, thotë ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi. Ai sqaron se Qeveria dhe EULEX-i janë marrë vesh që në veri të themelojnë një njësi speciale shumetnike, e cila do t'i luftonte aktivitetet kriminale, kurse dërgimi i njësive të Policisë Speciale të Kosovës në veri, për çka kishte reaguar Tadiq, sipas Rexhepit, vjen në shprehje vetëm gjatë ndonjë operacioni të rrezikut të lartë