Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, të gjitha spitalet publike në Ukrainë po operojnë sipas Ligjit të gjendjes së luftës, dhe po punojnë 24/7. Disa punonjës mjekësorë i kanë marrë familjet e tyre me vete në spitale, ndërsa kanë mbërritur edhe vullnetarë për të ndihmuar.
Teksa mijëra njerëz po vriten në luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë, një pianist nëntëvjeçar grek, i cili konsiderohet fëmijë gjeni, ka kompozuar një muzikë origjinale, për të përçuar një mesazh paqeje në botë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Çfarë ndodh kur vullnetari lituanez, Tomas, thërret rusë të rëndomtë, për të folur me ta për luftën në Ukrainë? “Këtu është sikur në Korenë e Veriut”, thotë njëri. Të tjerët përsërisin propagandat e Kremlinit.
Paralelisht me sulmet dhe bombardimet në Ukrainë, Rusia është duke zhvilluar edhe një proces negociatash me Kievin - me sa thuhet, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur vetë. Dhuna ka hyrë tashmë në muajin e dytë. A mund të ketë rrugëdalje përmes dialogut?
Forcat ruse kanë vazhduar grantimet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke shkatërruar disa ndërtesa banimi më 23 mars. Një grua, shtëpia e së cilës u dëmtua nga granatimet, i bëri apel kumbarës së saj në Moskë, teksa tha se ajo duhet “të shohë” se forcat ruse po sulmojnë caqe civile.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Një muaj më pas: mijëra njerëz të vrarë; miliona të zhvendosur; banesa, spitale, shkolla e rrugë të shkatërruara. Si çoi fiksimi i presidentit rus me Ukrainën në një operacion të madh ushtarak në Evropë, të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore?
Shfaq më shumë