Nga një pyll, pranë fshatit Kuhari, në rajonin e Kievit, ushtarët drejtojnë dronë vëzhgues, në kërkim të objektivave për mortajat e tyre. Një ekip mortajash përdor informatat e siguruara nga fluturaket e telekomanduara, për të shtënë në drejtim të forcave ruse.
Pyotr Ilyich Tchaikovsky, kompozitori më i famshëm i Rusisë, dikur e quante Trostjanecin shtëpi. Tani, qyteza në verilindjen e Ukrainës, sikurse shtëpia e tij e vjetër, është shkretuar, teksa banorët po i numërojnë dëmet e okupimit njëmujor rus.
Ajo që deri vonë është parë si ambicie kryesore e Ukrainës, mund të flaket tutje. Vendi i rrënuar nga pushtimi rus është zotuar se do të heqë dorë nga anëtarësimi në ndonjë aleancë ushtarake, nëse i ofrohen garanci për sigurinë. Një Ukrainë neutrale është ajo që Rusia e do.
Civilët ukrainas, të cilët kanë ikur nga qyteti-port i rrethuar i Mariupolit, kanë përshkruar skena “ferri” dhe kanë treguar se ata që ende ndodhen atje janë në prag të vdekjes nga uria. Forcat ruse e kanë rrethuar qytetin dhe po e sulmojnë atë me artileri dhe me raketa.
“Ne duhet ta shpëtojmë jetën e fëmijës sonë”, thotë Ihor, duke mbërthyer fëmijën e tij të vogël, teksa presin një autobus që do t’i marrë ata në Lviv, në perëndim të Ukrainës, për t’i çuar në Poloni, për trajtim jetik kundër kancerit.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar njërën ndër krizat më të rënda humanitare në Evropë prej dekadash. Sipas të dhënave të OKB-së, nja 3.8 milionë njerëz - gjysma e të cilëve janë fëmijë - kanë ikur nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Pranvera ka mbërritur në jugperëndim të Ukrainës – është koha që Alexander Petkov të fillojë t’i lëvrojë arat e tij. Por, lufta me Rusinë e ka penguar veprimtarinë e mbjelljes – si dhe furnizimet me ushqim për botën.
Shfaq më shumë