Alona Zahreba ka mbajtur një video-ditar të jetës në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol, ku ka treguar se si kanë mbledhur borë kur uji është ndërprerë, si dhe pamje të tymit pas shpërthimeve të afërta. Ajo ka treguar se si ishte jeta në Mariupol dhe se si ka ikur ajo bashkë me familjen e saj.
Shumë është shkruar për armët e teknologjisë së fundit, të precizitetit të lartë, në betejën e Ukrainës kundër pushtimit rus.
Sytë e botës janë në karvanë njerëzish që ikin nga brutaliteti i ushtrisë ruse në Ukrainë. Në mbi 40 ditë luftë, mbi 4 milionë kanë dalë nga Ukraina, pa asnjë ide të qartë për të ardhmen e tyre. Por, me shpërngulje në masë është duke u përballur edhe vendi pushtues. Përse rusët ikin nga Rusia?
Current Time, projekt i REL-it, i ka pyetur njerëzit në Rusi: “A keni dëgjuar për qytezën ukrainase Buça?”. Shumë prej tyre i kanë bërë jehonë qëndrimit të Kremlinit se pamjet e mizorive ishin “të rreme”. Disa rusë, megjithatë, janë shprehur të tronditur dhe i kanë quajtur vrasjet “të tmerrshme”.
Roman dhe Leonid Butusin u lindën në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, por që të dy vdiqën duke luftuar për ushtrinë e Ukrainës, kundër pushtuesve rusë. Në funeralin e tyre, njerëzit u gjunjëzuan në rrugë, në shenjë respekti. “Ata ishin ukrainas të vërtetë”, thanë pjesëmarrësit.
Gjenerali i pensionuar amerikan, David Petraeus, ka vlerësuar se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë. Ish-shefi i CIA-s ka thënë se zvarritja e luftës në Ukrainë do të shoqërohej me çrregullim të sistemit global të ushqimeve. Petraeus ka parashikuar që fundi i luftës do të jetë një zgjidhje e negociuar.
Një kamp veror fëmijësh në Ukrainë është vend i një barbarizmi tjetër të tmerrshëm. Në një bodrum, kishte trupa të pajetë me duart e lidhura prapa shpinës dhe me vrima plumbash në kokë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ky ishte krim lufte i kryer nga forcat ruse.
Shfaq më shumë