Current Time, projekt i REL-it, i ka pyetur njerëzit në Rusi: “A keni dëgjuar për qytezën ukrainase Buça?”. Shumë prej tyre i kanë bërë jehonë qëndrimit të Kremlinit se pamjet e mizorive ishin “të rreme”. Disa rusë, megjithatë, janë shprehur të tronditur dhe i kanë quajtur vrasjet “të tmerrshme”.
Roman dhe Leonid Butusin u lindën në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, por që të dy vdiqën duke luftuar për ushtrinë e Ukrainës, kundër pushtuesve rusë. Në funeralin e tyre, njerëzit u gjunjëzuan në rrugë, në shenjë respekti. “Ata ishin ukrainas të vërtetë”, thanë pjesëmarrësit.
Gjenerali i pensionuar amerikan, David Petraeus, ka vlerësuar se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë. Ish-shefi i CIA-s ka thënë se zvarritja e luftës në Ukrainë do të shoqërohej me çrregullim të sistemit global të ushqimeve. Petraeus ka parashikuar që fundi i luftës do të jetë një zgjidhje e negociuar.
Një kamp veror fëmijësh në Ukrainë është vend i një barbarizmi tjetër të tmerrshëm. Në një bodrum, kishte trupa të pajetë me duart e lidhura prapa shpinës dhe me vrima plumbash në kokë. Autoritetet ukrainase kanë thënë se ky ishte krim lufte i kryer nga forcat ruse.
Pamjet e dhjetëra trupave të vrarë nëpër rrugët e fshatit Buça, afër Kievit, janë parë në mbarë botën, duke nxitur akuza për krime lufte kundër forcave ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Levko Stek, ka parë masakrën nëpër rrugë dhe ka biseduar me banorët rreth asaj që ka ndodhur atje.
Fuqia e gazetarisë fotografike qëndron në aftësinë e tregimtarit për të kapur momente kalimtare që kanë ndikim të gjatë. Ajo është gjithashtu profesion i shoqëruar me rrezik, veçanërisht në kohë lufte. Fotoreporteri ukrainas, Maksim Levin, u vra, teksa po mbulonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Solomia Fedishin po e ter uniformën e porsalarë të ushtrisë ukrainase që e vishte bashkëshorti i saj. Nëntëmbëdhjetëvjeçarja po përpiqet të mbahet, pas vrasjes së bashkëshortit nga një sulm ajror rus.
Shfaq më shumë