Pamjet e dhjetëra trupave të vrarë nëpër rrugët e fshatit Buça, afër Kievit, janë parë në mbarë botën, duke nxitur akuza për krime lufte kundër forcave ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Levko Stek, ka parë masakrën nëpër rrugë dhe ka biseduar me banorët rreth asaj që ka ndodhur atje.
Fuqia e gazetarisë fotografike qëndron në aftësinë e tregimtarit për të kapur momente kalimtare që kanë ndikim të gjatë. Ajo është gjithashtu profesion i shoqëruar me rrezik, veçanërisht në kohë lufte. Fotoreporteri ukrainas, Maksim Levin, u vra, teksa po mbulonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Solomia Fedishin po e ter uniformën e porsalarë të ushtrisë ukrainase që e vishte bashkëshorti i saj. Nëntëmbëdhjetëvjeçarja po përpiqet të mbahet, pas vrasjes së bashkëshortit nga një sulm ajror rus.
Forcat e Rusisë janë akuzuar për kryerjen e mizorive në qytezën e Buçës, në veriperëndim të kryeqytetit të Ukrainës. Trupat e pajetë të civilëve janë parë nëpër rrugë, teksa trupat ukrainase merrnin pozicionet në periferi të Kievit, pas një zmbrapsjeje të rusëve.
Nga një pyll, pranë fshatit Kuhari, në rajonin e Kievit, ushtarët drejtojnë dronë vëzhgues, në kërkim të objektivave për mortajat e tyre. Një ekip mortajash përdor informatat e siguruara nga fluturaket e telekomanduara, për të shtënë në drejtim të forcave ruse.
Pyotr Ilyich Tchaikovsky, kompozitori më i famshëm i Rusisë, dikur e quante Trostjanecin shtëpi. Tani, qyteza në verilindjen e Ukrainës, sikurse shtëpia e tij e vjetër, është shkretuar, teksa banorët po i numërojnë dëmet e okupimit njëmujor rus.
Shfaq më shumë