Ukrainasit bënë homazhe për ushtarët e rënë në mbrojtje të vendit, fotografitë e të cilëve janë vendosur në Murin e Kujtesës në Kiev më 14 mars, për të përkujtuar Ditën e Vullnetarit të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Një farkëtar në qytetin e Donjeckut të pushtuar nga Rusia po i shndërron mbetjet e armëve dhe municioneve në kujtime. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mediat perëndimore dhe të tjera kanë gumëzhitur javëve të fundit për fuqinë e Yevgeny Prigozhinit - themeluesit të ushtrisë mercenare, Wagner, që lufton në Ukrainë, në anën e Rusisë. Dikur kuzhinier i presidentit rus, Vladimir Putin, sot Prigozhin përmendet si “konkurrent i rrezikshëm” i tij.
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve të reja ruse ndaj infrastrukturës dhe ndërtesave të banimit në shumë qytete ukrainase. Autoritetet ukrainase thanë se sulmet janë kryer me raketa hipersonike, të cilat nuk mund t’i rrëzojnë forcat ushtarake të Ukrainës.
Shfaq më shumë