Trupat ukrainase po përdorin çfarëdo që po iu bie në dorë në betejat e tyre kundër forcave pushtuese ruse. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, vizitoi një njësit afër Soledarit, në Ukrainën lindore, i cili ishte i armatosur me mortaja franceze të vitit 1973.
Goditja e një droni vëzhgues të SHBA-së nga një avion luftarak rus tërhoqi vëmendjen globale dhe rriti shqetësimet për një konfrontim të drejtpërdrejtë midis dy fuqive bërthamore për krizën në Ukrainë.
Ukrainasit bënë homazhe për ushtarët e rënë në mbrojtje të vendit, fotografitë e të cilëve janë vendosur në Murin e Kujtesës në Kiev më 14 mars, për të përkujtuar Ditën e Vullnetarit të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ukraina vazhdon ta mbajë fortesën e Bahmutit, pavarësisht humbjeve të mëdha të raportuara, sulmeve të vazhdueshme ruse dhe një disavantazhi të dukshëm në artileri.
Shfaq më shumë