Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, rreth 2.000 të plagosur janë evakuuar nga vendi me avionë specialë që operohen nga Norvegjia dhe janë dërguar nëpër spitale në të gjithë Evropën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fondacioni Save Ukraine solli në shtëpi 17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga autoritetet ruse dhe ishin dërguar në Krimenë e aneksuar. Prindërit e tyre ishin bindur nga forcat pushtuese në rajonin e Hersonit që t’i dërgonin fëmijët e tyre në një kamp veror në Krime, për t’i ikur luftës.
Ushtarët ukrainas po i mprehin aftësitë e tyre për t’i rrëzuar dronët e prodhimit iranian me armë automatike. Forcat ruse i përdorin dronët e tillë për të kryer sulme nëpër Ukrainë, përfshirë ndaj ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës civile.
Pas muajsh të tërë të sulmeve brutale të udhëhequra nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner, ushtria ukrainase ka pretenduar se situata në qytetin lindor të Bahmutit, është stabilizuar.
Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Është i akuzuari i profilit më të lartë që kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në historinë e saj mbi 20-vjeçare. Akuza që e ngarkon lidhet me një nga krimet më të tmerrshme të pushtimit rus të Ukrainës.
Shfaq më shumë