Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Ushtarët ukrainas, përmes hedhjes së një dige në ajër, e kanë përmbytur Irpinin – duke mundësuar rigrupimin e ushtrisë ukrainase dhe zmbrapsjen e trupave ushtarake ruse që kanë mbetur të bllokuar në ujë.
Aktori lituanez, Viaceslavas Mickevicius, është kujdesur që të sjellë ngrohtësi dhe mirësi në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia, më 2022. Bashkë me një numër në rritje vullnetarësh, ai ndihmon në prodhimin e stufave nga rrotat e vjetra të veturave.
Klavdia Ivanivna ka strehuar ushtarë ukrainas në shtëpinë e saj, gjatë bombardimit të fshatit të saj. Ajo përgatit ushqim për trupat, kujdeset për higjienën e tyre dhe u mundëson atyre vend për të pushuar.
E vetmja marrëveshje e mbetur për kontrollin e armëve midis dy fuqive më të mëdha bërthamore - START-i i Ri - është në prag të shpartallimit. Kjo rrezikon t’i hapë derën një gare të pakontrolluar dhe të rrezikshme armësh që do të përfshinte SHBA-në dhe Rusinë, por edhe vende të tjera.
Ish-specialisti i teknologjisë informative (TI), Yehen Lata, nuk ka diplomë në mjekësi, por ai ka parë se përgatitja e tij si shpëtimtar në male shpesh është e mjaftueshme në vijat e frontit në Ukrainë.
Shfaq më shumë