Fotografitë e tmerrshme të realizuara nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit që forcat e Moskës i kanë bërë qytetit të vogël lindor të Ukrainës, Marinka. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pasi u rekrutuan nga burgjet për të luftuar në Ukrainë, disa mercenarë nga grupi privat ushtarak, Wagner, akuzohen se kanë kryer krime të dhunshme në Rusi, përfshirë vrasje.
Për thyerjen e ngërçit në fushëbetejë, të gjithë sytë janë të përqendruar aktualisht në ofensivën pranverore të Ukrainës, e cila ka të ngjarë të nisë së shpejti. Megjithatë, zhvillime të rëndësishme ka edhe në frontin diplomatik.
Një njësi ajrore e ushtrisë së Ukrainës po përpiqet t’i pengojë forcat ruse nga kapja e Bahmutit. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, kaloi dy ditë në vijën e frontit me ushtarë ukrainas, të cilët ndanë përshtypjet e tyre rreth luftimeve në zonë.
Një bujk ukrainas ka gjetur një mënyrë të re për të vazhduar punimin e arave të tij, pasi ato janë mbushur me mina ruse. Ai ka blerë një traktor të përdorur, e ka veshur atë me blindë dhe e ka lidhur me një pajisje për ngasjen e tij me telekomandë.
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Shfaq më shumë