Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.
Pas luftimeve të mundimshme në dimër, që kanë rezultuar me numër të lartë viktimash, por me pak ndryshime në fushëbetejë, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për ofensivat e tyre pranverore. Disa thonë se ato mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës... apo të jenë vendimtare.
Producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, është në mesin e shumë gazetarëve që u vranë në Ukrainë prej se Rusia nisi pushtimin e saj të plotë, në shkurt të vitit 2022. Një vit pas vrasjes, djali i saj thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
E liruar së voni në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish, ushtarja ukrainase, Valeria Subotina, ka treguar për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si i ka përballuar 327 ditë robërimi rus si e burgosur e luftës.
Lidhja mes mikut më të mirë të njeriut, qenit, dhe ushtarëve ukrainas, fiton një rëndësi edhe më të madhe, pasi ata ndajnë vuajtjet e luftës ndërsa shërbejnë në vijat e frontit në Ukrainën lindore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë