Ekipet mjekësore ajrore afgane kanë evakuuar viktimat e lënduara rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi fshatrat e distriktit Zindah Xhan të provincës së Heratit, më 7 tetor, dhe shkatërroi shumë shtëpi. Një mjek ka thënë se shumica e viktimave të tërmetit prej 6.3 ballësh ishin gra dhe fëmijë.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre.
Ndërtesa të shkatërruara dhe grumbuj të mëdhenj rrënojash janë parë në Qytetin e Gazës, më 10 tetor, pas disa ditë sulmesh ajrore izraelite, të nxitura pas ndërmarrjes së një sulmi të madh ndaj Izraelit nga militantët e grupit palestinez, Hamas.
Palestinezët janë të ndarë në disa fraksione në luftën e tyre për të pasur shtet. Dy kryesoret janë Fatahu dhe Hamasi. Njëri e pranon shtetin e Izraelit, tjetri synon ta zhbëjë atë. Por, me raste, grupet e kanë luftuar edhe njëra-tjetrën. Pse? Shpjegojmë në këtë video.
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në qendrën e skijimit në Kopaonik dhe një vilë luksoze në Beograd, ishin në bashkëpronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq.
Mijëra të rinj po argëtoheshin në orët e hershme të 7 tetorit, kur militantët e grupit palestinez, Hamas, që udhëheq Gazën, ia mësynë festivalit të muzikës Supernova, në Izrael, dhe hapën zjarr.
Teksa ndanë xhirime të realizuara me kamerat trupore, ushtarët ukrainas kujtuan rolin e tyre në çlirimin e Klishçijivkës së okupuar nga rusët, në rajonin e Donjeckut. Ata përshkruan kaosin mes ushtarëve armiq, teksa disa prej tyre u përpoqën të dorëzoheshin, përderisa të tjerët luftuan deri në fund.
Izraelitët dhe palestinezët luftojnë me dekada për tokën e njëjtë. Izraeli e gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa Hamasi të Iranit. Ku qëndron problemi mes dy grupeve? Shpjegojmë në pak minuta.
Sabreen Abu Daqqa humbi tre fëmijë gjatë një sulmi ajror izraelit në Gaza, pasi militantët e grupit palestinez, Hamas, ndërmorën sulme të befasishme ndaj Izraelit, duke vrarë qindra persona atje.
Irena Stein - Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor. Derisa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet.
Hamasi, i cili udhëheq Gazën, ka rrëmbyer, sipas ushtrisë izraelite, një “numër të madh” të civilëve dhe ushtarëve izraelitë, pasi grupi palestinez ndërmori sulmin më të madh prej dekadash.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
Shfaq më shumë