Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Shala, prej vitesh përballet me probleme ekonomike, pasi mbështetet kryesisht në pensionin e veteranit dhe në punët që i gjen herë pas here.
Një ditë pas lirimit të 123 të burgosurve politikë në Bjellorusi, disa prej tyre kanë folur për media prej një lokacioni të mbajtur sekret në Ukrainë.
Ndalimi i platformës së popullarizuar të videolojërave, Roblox, në Rusi, u prit me kritika të ashpra nga përdoruesit e saj – rreth 18 milionë në muaj në këtë shtet, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)
Në një diskutim të zhvilluar pas shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas, asistentja e njërit nënkryetar të Parlamentit Evropian shpërtheu në lot teksa përktheu fjalimin e 11-vjeçarit Roman Oleksiv nga Lvivi. Djaloshi i mbijetoi një sulmi rus me raketë në Vinitsja.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e vendos Evropën jashtë prioriteteve kryesore, duke i bërë vendet e Ballkanit Perëndimor më të cenueshme, sipas vëzhguesve.
Kompanitë kineze në Serbi janë të angazhuara në shumë projekte të mëdha shtetërore, por këto punë nuk i kanë fituar përmes garës publike.
Dhjetëra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes në protestën e dytë masive brenda muajit, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, për shkak të planeve për shpenzime. Protestuesit i akuzojnë liderët se i kanë vendosur pagat e tyre mbi kostot e jetesës së klasës punëtore.
Në qytetet dhe qytezat ukrainase që gjenden në vijën e frontit, autoritetet kanë vendosur nëpër rrugë rrjeta kundër dronëve FVP (me pamje ballore) që përdor Rusia gjatë sulmeve ndaj caqeve në Ukrainë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit sjellin lista kandidatësh të mbushura me politikanë të vjetër, figura të reja dhe personalitete publike nga fusha të ndryshme. Por, çfarë i veçon kësaj radhe listat? E kuptoni në këtë video.
Teksa Irani po përballet me mungesa të mëdha të ujit pas vitesh të tëra thatësi, Ministria e Energjisë e shtetit tha se dëshiron të importojë ujë nga vendet fqinje. Eksperti i klimës, Nasser Karami, i tha Radios Farda se një marrëveshje me Afganistanin do të mund të funksiononte më së miri.
Një pikturë e kozakëve ukrainas të cilët e sfidojnë zhurmshëm një fuqi të huaj armiqësore në shekullin XVII, është bërë e rëndësishme gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pasi e ka nxitur një trend ku ushtarët ukrainas po rikrijojnë skenën epokale.
Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Sellakoviq, i ka përsëritur akuzat kundër Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, pasi është marrë në pyetje nga ky institucion.
Shfaq më shumë