Hapja e pikëkalimit kufitar Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, ka mundësuar largimin e mbi 400 shtetasve të huaj dhe atyre me shtetësi të dyfishtë nga Gaza, ndërkohë që ushtria izraelite po vazhdon operacionet ushtarake nga ajri dhe toka kundër grupit militant palestinez Hamas.
Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar dhe më pas të liruar. Dyshime për inskenim. Kjo është historia që e përcjell një kafene të vogël në qytetin e Pejës, të quajtur “Panda”.(Kontribuuan: Iva Martinoviq dhe Nevena Bogdanoviq)
Dy vëllezërit Rada dhe Raif Rashid kanë qenë duke shërbyer ushqim në festivalin Nova në Izrael, kur militantët e grupit palestinez Hamas i kanë nisur sulmet. Për njërin prej tyre, 7 tetori është ditë e rilindjes.
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë në punë.
Pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. 110 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha një zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një valë e refugjatëve afganë vërshoi në pikat e kalimit kufitar Torkham dhe Çaman mes Pakistanit dhe Afganistanit më 31 tetor, para skadimit të afatit për dëbim më 1 nëntor të vendosur nga autoritetet pakistaneze. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Loay al-Astal pastrohet, ha dhe fle në spitalin al-Nasser të Gazës. Qysh prej nisjes së luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, ai u ndihmon njerëzve që kanë plagë, si pasojë e sulmeve. Ndonëse disa vullnetarë tjerë janë vrarë, ai nuk e ka ndërmend të ndalet. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Lendi Susuri)
Një festival treditor i Halloween-it tërhoqi një turmë të madhe dhe shumëngjyrëshe në një ishull të krijuar nga njeriu në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ku më parë ishin rreth 11.000 varre, duke ofruar një atmosferë drithëruese për pjesëmarrësit e festivalit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Teksa Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Gazë, Shtetet e Bashkuara i kanë përsëritur thirrjet për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Ndaras, një ekspert ushtarak ka paralajmëruar që misioni i Tel Avivit për ta shkatërruar Hamasin, mund të jetë pothuajse i pamundshëm.
Më shumë se 20 persona janë plagosur në Dagestan të Rusisë, pas depërtimit të një turme në ambientet e aeroportit të qytetit Makaçkala, në kohën e arritjes së një aeroplani nga Izraeli, më 29 tetor.
Shfaq më shumë