Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Pasditen e 29 dhjetorit nisi heqja e barrikadave të ngritura në veri të Kosovës. Për gati tri javë, grupe serbësh mbajtën të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare u lirua për qarkullim në mëngjesin e 29 dhjetorit. Dy ditë më parë, ajo u mbyll nga Policia e Kosovës, pasi një grup serbësh brenda territorit të Serbisë e bllokoi rrugën drejt kufirit.
Pika kufitare e Merdares ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për qarkullim, pas vendosjes së barrikadave në territorin e Serbisë - rreth dy kilometra larg kufirit. Rruga Nish - Prishtinë është bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit.
Kolonë automjetesh u krijua të mërkurën te Dheu i Bardhë - vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi kufiri në Merdare, i cili shfrytëzohet në masë të madhe nga diaspora e Kosovës, u mbyll, për shkak të barrikadave që ngritën disa qytetarë në anën serbe.
Gati tri javë pasi grupe serbësh nisën bllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, barrikada u ngritën edhe në anën serbe të kufirit në Merdare - pjesa verilindore e Kosovës.
Disa qytetarë serbë në Graçanicë thonë se situata e krijuar pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, është shqetësuese. Sipas tyre, ka njerëz që nuk mund të shkojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në atë zonë.
Nga një klub skocez i natës që grumbulloi nxehtësinë trupore të kërcimtarëve deri te hungarezët që i hipën një biçiklete për të ndezur një bredh, këto janë pesë mënyra novatore, përmes së cilave njerëzit nëpër botë u përpoqën ta kursenin energjinë elektrike më 2022.
Jeta e Elvira Dushkut u lidh ngushtë me basketbollin që nga mosha e saj 14-vjeçare. Pasi nisi karrierën me ekipin e parë të vajzave në Prishtinë në vitet ’90, ajo nuk iu nda këtij sporti për më shumë se 25 vjet.
Një njësit evakuimesh i policisë ukrainase, i quajtur “Engjëlli i bardhë”, ende po punon për t’i nxjerrë banorët vendës nga qyteti i Bahmutit, i cili ndodhet nën sulme nga forcat ruse.
Ukraina po përgatitet për një ofensivë eventuale të re të shkallës së gjerë nga forcat ruse, në fillim të vitit që po vjen. Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa në Bjellorusinë fqinje, një vend që Moska e ka përdorur si platformë për ta sulmuar Ukrainën.
Një arkitekt, i cili pohon se ka punuar në kompleksin zyrtar të presidentit rus, Vladimir Putin, afër Moskës, i ka treguar projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, plane, video dhe fotografi.
Shfaq më shumë