Ndërlidhjet

Mbeturina shtazore vend e pa vend, fabrika jofunksionale

Fabrika për trajtimin e mbetjeve shtazore në Kosovë - edhe pse ka më shumë se tre vjet që është ndërtuar - nuk funksionon.

Se kur do të mund të fillojë me operimet dhe nga kush do të menaxhohet, nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të vitit 2021 thuhet se ndërtimi i fabrikës në Komunën e Drenasit ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019, por se asaj i mungojnë ende disa pajisje, përfshirë: gjeneratorin elektrik dhe tankun për deponimin e gazit natyror.

Projekti, që kap vlerën e 7.7 milionë eurove, është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV), në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian (ZKE).

Nga Zyra e BE-së në Prishtinë thonë për Radion Evropa e Lirë se “ndërtimi i objektit administrativ dhe industrial ka përfunduar në vitin 2017” dhe se ai i është dorëzuar AUV-it, si pronar i fabrikës.

Impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore "pret" të vihet në funksion

Ky është impianti i ndërtuar në komunën e Drenasit për trajtimin e mbetjeve shtazore. 
1/12 Ky është impianti i ndërtuar në komunën e Drenasit për trajtimin e mbetjeve shtazore. 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur ka përfunduar ndërtimi i impiantit, ai ende nuk është vënë në funksion. 
2/12 Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur ka përfunduar ndërtimi i impiantit, ai ende nuk është vënë në funksion. 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), ka përfunduar më 2019 dhe ka kushtuar 7.7 milionë euro.<br />
&nbsp;
3/12 Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), ka përfunduar më 2019 dhe ka kushtuar 7.7 milionë euro.
 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Disa prej pajisjeve u ka skaduar afati njëvjeçar i garancisë.
4/12 Disa prej pajisjeve u ka skaduar afati njëvjeçar i garancisë.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Projekti është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian.
5/12 Projekti është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Pamje nga brenda e impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore.
6/12 Pamje nga brenda e impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Mosvënia në funksion e këtij impianti ka bërë që shpesh mbeturinat me origjinë shtazore të&nbsp; hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane.<br />
&nbsp;
7/12 Mosvënia në funksion e këtij impianti ka bërë që shpesh mbeturinat me origjinë shtazore të  hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane.
 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Pamje e pajisjeve nga impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore.&nbsp;
8/12 Pamje e pajisjeve nga impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore. 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Pos mosvënies në funksion, po ashtu ende nuk është vendosur si dhe nga kush do të menaxhohet ky impiant.
9/12 Pos mosvënies në funksion, po ashtu ende nuk është vendosur si dhe nga kush do të menaxhohet ky impiant.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant për sa i përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë.
10/12 Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant për sa i përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Hyrjet e bllokuara për automjete në oborrin e impiantit.
11/12 Hyrjet e bllokuara për automjete në oborrin e impiantit.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Një qen pranë impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore në Drenas.&nbsp;
12/12 Një qen pranë impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore në Drenas. 
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), thuhet se ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Por, ende nuk ka një informacion zyrtar se kur mund të nisë operimin. Impianti gjendet në komunën e Drenasit.
Previous slide
Next slide


Furnizimin me pajisje, më pas, e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk japin ndonjë përgjigje konkrete se pse nuk është funksionalizuar fabrika deri më tash dhe as kur pritet të funksionalizohet.

“Përmes projekteve të BE-së është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant, për sa u përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it.

Vendimi se kush do ta menaxhojë fabrikën, ai thotë se nuk është marrë ende. Tash për tash, sipas tij, janë disa opsione: me partneritet publiko-privat, me koncesion, me tenderim ose forma të tjera.

“Këtë nuk mund ta paragjykojmë tani, apo të shprehim favore për ndonjërin nga opsionet”, thotë Thaçi.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Qeverinë e Kosovës se kur pritet të funksionalizohet kjo fabrikë dhe në çfarë forme do ta zhvillojë veprimtarinë e saj, por nuk mori përgjigje.

Mbetjet shtazore, të kamufluara në kontejnerë

Në mungesë të fabrikës, mbeturinat me origjinë shtazore jo rrallëherë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane, duke rrezikuar direkt shëndetin publik, thonë ekspertë të fushës.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, e cila mbulon disa komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinë, has shpesh në mbeturina të tilla që “mbështillen ose kamuflohen” nga pronarët e mishtoreve dhe thertoreve.

“Kompania ‘Pastrimi’ çdo ditë ballafaqohet me mbetje të kafshëve, të cilat hidhen nga subjekte të paidentifikuara në kontejnerë të qytetit - deri në 4.400 kilogramë për një ditë. Kurse, gjatë festave, sasia e grumbullimit arrin në 18 tonë në ditë”, thuhet në një deklaratë nga “Pastrimi”, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aty, po ashtu, thuhet se shumë mbeturina shtazore përfundojnë si mbeturina të amvisërisë në Deponinë Sanitare në Mirash - Komuna e Obiliqit.

Deponia e mbeturinave në Mirash

Kjo është deponia e mbeturinave në Mirash, që gjendet në komunën e Obiliqit.&nbsp;
1/13 Kjo është deponia e mbeturinave në Mirash, që gjendet në komunën e Obiliqit. 
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Në mungesë të një fabrike për trajtimin e mbeturinave me origjinë shtazore, ato jo rrallë herë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zona urbane, dhe pastaj dërgohen si mbeturina të amvisërisë në Deponinë Sanitare në Mirash.
2/13 Në mungesë të një fabrike për trajtimin e mbeturinave me origjinë shtazore, ato jo rrallë herë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zona urbane, dhe pastaj dërgohen si mbeturina të amvisërisë në Deponinë Sanitare në Mirash.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave &ldquo;Pastrimi&rdquo;, thonë se&nbsp;ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë&nbsp;&nbsp;të qytetit dhe punëtorët nuk mund t&#39;i dallojnë pasi ato janë kamufluar me qese të shumta.
3/13 Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, thonë se ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë  të qytetit dhe punëtorët nuk mund t'i dallojnë pasi ato janë kamufluar me qese të shumta.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Një pamje e përgjithshme e deponisë së mbeturinave në Mirash.
4/13 Një pamje e përgjithshme e deponisë së mbeturinave në Mirash.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Mbeturinat e kamufluara apo të paklasifikuara po i shkaktojnë probleme edhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), kompani kjo që menaxhon edhe deponinë e Mirashit.<br />
&nbsp;
5/13 Mbeturinat e kamufluara apo të paklasifikuara po i shkaktojnë probleme edhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), kompani kjo që menaxhon edhe deponinë e Mirashit.
 
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave &ldquo;Pastrimi&rdquo;, thonë se&nbsp;ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë&nbsp;&nbsp;të qytetit dhe punëtorët nuk mund t&#39;i dallojnë.
6/13 Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, thonë se ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë  të qytetit dhe punëtorët nuk mund t'i dallojnë.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Një kamion duke shkarkuar mbeturinat e mbledhura.
7/13 Një kamion duke shkarkuar mbeturinat e mbledhura.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Zakonisht mbetjet shtazore që hidhen në kontejnerë, janë mbështjellë e kamufluar me qese të shumta.
8/13 Zakonisht mbetjet shtazore që hidhen në kontejnerë, janë mbështjellë e kamufluar me qese të shumta.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Mosklasifikimi i mbeturinave rrit rrezikun nga ndotja e mjedisit dhe ujit, si dhe përhapja e ndonjë sëmundjeje.
9/13 Mosklasifikimi i mbeturinave rrit rrezikun nga ndotja e mjedisit dhe ujit, si dhe përhapja e ndonjë sëmundjeje.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Në këtë deponi&nbsp;ekziston gropa septike, ku varrosen mbetjet shtazore, kur vijnë në mënyrë të organizuar dhe me makineri të veçantë për transportimin e tyre.
10/13 Në këtë deponi ekziston gropa septike, ku varrosen mbetjet shtazore, kur vijnë në mënyrë të organizuar dhe me makineri të veçantë për transportimin e tyre.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.<br />
&nbsp;
11/13 Trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.
 
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Kamionët që mbledhin mbeturinat nga vendbanimet shihen duke i zbrazur ato në deponi.
12/13 Kamionët që mbledhin mbeturinat nga vendbanimet shihen duke i zbrazur ato në deponi.
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Një ekskavator duke shtyrë mbeturinat brenda deponisë në Mirash.&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
13/13 Një ekskavator duke shtyrë mbeturinat brenda deponisë në Mirash. 

 
Në Kosovë nuk ka asnjë kompani funksionale për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave më prejardhje shtazore. Në mungesë të kësaj, këto mbetje në shumë raste përfundojnë të deponuara në natyrë me mbetje të amvisërisë.
Previous slide
Next slide


Nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, nën menaxhimin e së cilës bie edhe ajo e Mirashit, thonë se mbeturinat e kamufluara shtazore rrezikojnë që të mbesin në natyrë për një kohë të gjatë, pa u mbuluar me sasinë e duhur të dheut.

Kryeshefi ekzekutiv në këtë kompani, Abdullah Haxhiu, thotë se kur mishtoret kanë marrëveshje me kompanitë e pastrimit, mbeturinat e tyre vijnë në mënyrë të organizuar dhe asgjësohen në vende të caktuara.

Por, mungesa e klasifikimit shkakton shpesh probleme, thotë Haxhiu për Radion Evropa e Lirë. Ai u bën thirrje institucioneve që ta funksionalizojnë sa më shpejt fabrikën për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve shtazore, sepse, siç thotë, deponitë nuk janë adekuate për këtë qëllim.

Sipas Haxhiut, vendimi për hedhjen e mbeturinave nëpër zona si ajo e Mirashit ka qenë i përkohshëm.

Vendimi i tillë është marrë qysh në vitin 2013 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës.

Fabrika “është e domosdoshme”

Skënder Muji, ligjërues i Lëndës Higjiena dhe Mirëqenia e Kafshëve në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se mbeturinat shtazore kërkojnë trajtim të veçantë, për shkak të rrezikut të bartjes së ndonjë sëmundjeje.

Sipas tij, funksionalizimi i fabrikës për trajtimin e tyre është i domosdoshëm. Në të kundërtën, thotë Muji, mbetjet e tilla duhet klasifikohen dhe të groposen thellë, jashtë zonave të banuara dhe tokave punuese.

“... sepse, çdo produkt me origjinë shtazore, kur del në ambient të hapur, pas një kohe, mund të jetë i rrezikshëm. Ai kontaminohet dhe mund të jetë edhe bartës i sëmundjeve të ndryshme”, thotë Muji për Radion Evropa e Lirë.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë në përgjithësi në Kosovë, pasi në shumë komuna nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.

XS
SM
MD
LG