Poezitë e pesëvjeçares bëhen virale derisa gjyshi i saj e mbron Ukrainën
Pesëvjeçarja Zlata Ptytsia nga qyteti ukrainas Mezhova, aktualisht në front të luftës, reciton poezi për raketa, shpërthime dhe humbjen e shtëpisë. Videot e saj janë bërë virale dhe shikuesit janë të mahnitur për mënyrën se si ajo i ndien fjalët që thotë. Dronët rusë shkatërruan shkolla, kopshte fëmijësh, dyqane dhe një spital afër shtëpisë së saj, duke e detyruar familjen të ikte. Gjyshi i vajzës, që është plagosur duke mbrojtur Ukrainën, dhe bashkëluftëtarët e tij u prekën shumë nga poezitë e saj. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
16 shkurt 2026Të rejat nga diaspora mbrojnë ngjyrat e Kosovës në golf
-
14 shkurt 2026Shkup - Bllacë: Autostrada që ndalet para kufirit me Kosovën
-
13 shkurt 2026Si mund ta kthejë Kurti dialogun në fitore për Kosovën...