KDI: Vendi rrezikon të futet në gjendje të paqartësisë kushtetuese
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) konsideron që vendi mund të futet “në një situatë të paqartësisë kushtetuese”, si rezultat i mos arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Mungesa e përgjegjësisë politike dhe institucionale për arritjen e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme tashmë rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
KDI i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të trajtojë në mënyrë të përshpejtuar lëndët që ka në shqyrtim e “të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor”.
“Asnjë prej proceseve që prekin funksionimin e institucioneve dhe proceset eventuale zgjedhore nuk do të duhej të zhvilloheshin nën një paqartësi kushtetuese. Çdo vonesë në interpretime të tilla krijon pasiguri juridike, institucionale dhe politike”.
Tani rreth Osmanit
Kurti u pyet përse partia e tij nuk e propozoi presidenten e tanishme, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Ai theksoi se e dinte se Osmani nuk do të siguronte kuorum.
Kurti nënvizoi se kjo ndodhi pasi partia e kryesore opozitare, PDK, kërkoi që emrat për president të jenë nga partitë.
“Kur na u tha neve që duhet të bëhen veç propozime të partive ne përfunduam te emri i Glauk Konjufcës”, tha Kurti.
Kurti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje e re
Kurti nuk beson se përsëritja e zgjedhjeve është zgjidhje e re në këtë krizë politike të mozgjedhjes së presidentit të vendit.
“Nuk mund të presim që të fillojnë zgjedhjet e reja në fushatat e përsëritura kur tash duhet të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku. Pra, nuk është çështja te 61shi, është çështje te 80shi, që i bie 2/3”, tha Kurti.
Sipas tij, në këtë situatë, zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re.
“Përkundrazi do të jetë një lloj vazhdimi të agonisë legjislative, institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme. Dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë nja 10 milionë euro....Për ta përsëritur rezultatin mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël por unë nuk shoh diferenca të mëdha”, shtoi ai.
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Kurti tha se gjatë kohës kur ai po flet, po dërgohet në Gjykatë Kushtetuese dekreti i presidentes Osmani.
Ai tha se afati 60 ditor për ta zgjedhur presidentin ka nisur mbrëmë dhe, sipas tij, afati 30-ditor që presidenti të zgjidhet pa i mbarur mandati presidentit aktual flet për nisje të procesit, jo për mbyllje të tij.
“I kemi 60 ditë kohë të bëjmë zgjidhe e të mos kemi zgjedhje”, tha Kurti.