Ndërlidhjet

Seanca për zgjedhjen e presidentit, 28 prill 2026.
(Foto: Arben Hoti/REL)
Seanca për zgjedhjen e presidentit, 28 prill 2026. (Foto: Arben Hoti/REL)

Drejtpërdrejt Kurti e pranon edhe Vjosa Osmanin si kandidate për presidente

E përditësuar
  • Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon sot, në ditën kur skadon edhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Partitë opozitare kanë bojkotuar punimet e seancës.
  • seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
  • Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.
  • Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.
08:33

Çfarë ndodhi në seancën e 27 prillit?

Një seancë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u mbajt të hënën, më 27 prill, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për postin e presidentes u propozuan dy kandidate: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe të komuniteteve joshumicë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme, duke bërë që të mungonte kuorumi i nevojshëm prej së paku 80 deputetësh në sallë.

Pavarësisht kësaj, rundi i parë i votimit u zhvillua.

Në votim, Feride Rushiti mori 63 vota, Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë, ndërsa një vote ishte e pavlefshme.

Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan pas seancës, duke theksuar se zhvillimi i votimit pa kuorum cenon legjitimitetin e procesit dhe rendin kushtetues të vendit.

Opozita mungoi në seancën për presidentin më 27 prill.
Opozita mungoi në seancën për presidentin më 27 prill.
08:30

Mirëmëngjesi të nderuar lexues,

Radio Evropa e Lirë do të përcjellë drejtpërdrejt vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Me ju në orët në vazhdim do të jem unë Valona Tela.

Na ndiqni!

XS
SM
MD
LG